44 shtatzëna me COVID-19 janë trajtuar në QKUK për dy javë

January 29, 2022
1 minut lexim

Nga 14 janari në Klinikën Obstetrike e Gjinekologjike të QKUK-së janë trajtuar 44 gra shtatzëna e lehona të cilat kanë qenë të infektuara me coronavirus.

Drejtori i kësaj klinike, Jakup Ismaili ka thënë se nga këto raste, asnjëra prej tyre nuk ka qenë në gjendje të rëndë, megjithëse shumica prej tyre nuk kanë qenë të vaksinuara.

“Gjendja e shtatzënave është stabile. Momentalisht i kemi 11 paciente, disa prej të cilave kanë lindur e disa presin që të lindin. Pacientet janë të konfirmuara me COVID-19, sa i përket variantit nuk mund ta dimë për shkak se ajo është procedurë tjetër e verifikimit”, tha Ismaili.

Tutje, ai shtoi se asnjë nga pacientet për momentin nuk është në oksigjeno-terapi.

“Simptomat janë kollitje, temperaturë, dhimbje fyti, por nuk ka me oksigjenoterapi, gjendja e tyre është stabile, është e mirë”, theksoi Ismaili.

Sipas drejtorit Ismaili, shumica e pacienteve kanë qenë të pavaksinuara.

“Deri dje, nga data 14 janar kanë qenë 41 paciente, ndërkaq dje janë pranuar edhe tri të tjera, që do të thotë janë gjithsej 44 paciente nga 14 janari, e asnjëra nuk ka qenë në gjendje të rëndë. Duhet të theksojmë që shumica e pacienteve, mbi 30 kanë qenë të pavaksinuara, ndërkaq ka pasur edhe më një vaksinë, dy dhe tri që kanë qenë të infektuara”, u shpreh Ismaili.

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive me coronavirus është 31,021.

Ndryshe, në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës po trajtohen 179 pacientë nga COVID-19. Prej tyre 177 janë të konfirmuar me COVID-19.

Me oksigjeno-terapi janë 119  pacientë, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive janë të shtrirë 5 pacientë.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 71  pacientë

Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, 5  pacientë

Klinika e Pediatrisë, 10 pacientë

Klinika Obstetrike Gjinekologjike, 11 pacientë

Spitali i Gjakovës, 21 pacientë

Spitali i Pejës, 11 pacientë

Spitali i Prizrenit, 8 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 15 pacientë

Spitali i Ferizajt, 9 pacientë

Spitali i Gjilanit, 17  pacientë.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Një italian dhe një shqiptar, Napoli piketon dy futbollistë

Story i radhës

Avokati i Popullit ka hapur lëndë për vdekjen e Rexhail Qerimit

Të fundit nga

ShkoLartë