Avokati i Popullit ka hapur lëndë për vdekjen e Rexhail Qerimit

Avokati i Popullit ka hapur lëndë në lidhje me rastin e të burgosurit, Rexhail Qerimi, i dënuar për rastin “Alfa”, i cili dje ndërroi jetë në burgun e Idrizovës.

Avokati i Popullit, Naser Ziberi, tha se pas marrjes së lajmit, një ekip prej tre këshilltarësh kanë vizituar dje burgun e Idrizovës, janë kontrolluar hapësirat, respektivisht qelia ku ka mbajtur dënimin personi në fjalë, është vizituar edhe vendi ku ka ndodhur përkeqësimi dramatik i gjendjes shëndetësore dhe kamerat e sigurisë për ta përcjellë si është zhvilluar situaa.

“Ky person në të kaluarën i është drejtuar disa herë Avokatit të Popullit, në vitin 2020 dy herë, por vërejtjet e tij kanë qenë në lidhje me procesin gjyqësor. Në vitin 2015 vëllai i tij i është drejtuar Avokatit të Popullit, për përkeqësimin e gjendjes shëndetësore të këtij personi, me çka është konstatuar se i është dhënë fillimisht ndihmë shëndetësore në institut, më pas është dërguar për kontrolle në klinikë, ku është konstatuar paralizë e nervit të fytyrës. Por, specialisti që ka kryer kontroll ka vlerësuar se nuk ka nevojë për mjekim spitalor”, u shpreh Ziberi.

Ai këto komente i bëri gjatë prezantimit të raportit vjetor për gjendjen e zbatimit të parimit të përfaqësimit të drejtë dhe adekuat. Në lidhje me këtë, Ziberi tha se, një nga vërejtjet që kanë marrë vitin e kaluar theksohet në disa raste keqpërdorimi i instrumentit të balancerit, të paraparë me ligjin për administratën shtetërore dhe publike, përkatësisht kur persona të caktuar deklarojnë përkatësi etnike të rrejshme, vetëm për t’u punësuar.

“Ne kemi edhe lëndë, në të cilin kemi konstatuar shkelje të respektimit të këtij parimi, duke bërë deklarim të rrejshëm të përkatësisë etnike dhe me këtë, shmangie të balancerit në respektimit gjatë punësimit. Ne në funksion të eliminimit të këtij problemi, Ministrisë së Administratës dhe Shoqërisë Informatike i kemi dorëzuar rekomandim për gjetjen e instrumentit për eliminimin e keqpërdorimit të balancerit”, tha Ziberi.

Ziberi tha se gjatë periudhës kohore prej vitit 2007 deri në vitin 2020 në përgjithësi ka përmirësim në drejtim të respektimin të përfaqësimit adekuat, por ka akoma fusha, sektorë dhe organe ku nuk ka përmirësim, ndërsa në një numër të vogël të rasteve ka edhe përkeqësim.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

44 shtatzëna me COVID-19 janë trajtuar në QKUK për dy javë

Story i radhës

Ќе се градат нови катни и монтажни паркиралишта во Чаир, Аеродром, Центар и Кисела Вода

Të fundit nga