Një italian dhe një shqiptar, Napoli piketon dy futbollistë

Merkatoja e janarit duket e vakët për Napolin, që u mjaftua vetëm me afrimin e mbrojtësit Tuanzebe nga Manchester United, megjithatë drejtori sportive i “të kaltërve” ka nisur që tani të punojë për verën e ardhshme.

Në listën e objektivave të klubit kanë përfunduar sulmuesi i talentuar italian Giacomo Raspadori dhe fantazisti i kombëtares shqiptare, Nedim Bajrami, të dy lojtarë që po spikatin me paraqitjet e tyre këtë sezon.

Raspadori është grumbulluar edhe nga kombëtarja italiane, teksa për të kanë shfaqur interes klube të shumta, por Napoli është më i avantazhuar, pasi ka nisur tashmë negociatat dhe është gati të paguajë 25-30 milionë euro, për ta bllokuar pa ardhur vera.

Ndërkohë emri i Nedim Bajramit ka dalë rishtazi në skenë, me fantazistin kuqezi që e ka rritur ndjeshëm nivelin e tij në dy muajt e fundit, duke shënuar rregullisht dhe asistuar shpesh për shokët e skuadrës.

Sassuolo është klubi i parë që ka trokitur në duart e Empolit për 23-vjeçarin, megjithatë drejtuesit e Napolit kanë marrëdhënie të shkëlqyera me toskanët, duke qenë se më herët kanë marrë që andej emra si Sarri, Hysaj apo Di Lorenzo.

Pikërisht këto raporte dëshiron të shfrytëzojë Giuntoli, për të transferuar në “Diego Armando Maradona” fantazistin kuqezi, për një shifër prej 20 milionë eurosh, plus një apo dy të rinj në huazim.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

U refuzua nga Zelanda e Re, gazetarja u drejtohet talebanëve për ndihmë

Story i radhës

44 shtatzëna me COVID-19 janë trajtuar në QKUK për dy javë

Të fundit nga