320 nxënës mbeten pa mësim, shkolla në Shemshovë nuk ka ngrohje

Shkup, 20 Dhjetor – 320 nxënës të shkollës fillore në fshatin Shemshovë të komunës së Jegunovcit sot nuk shkuan në shkollë, për shkak se shkolla nuk ka naftë për ngrohje. Prindërit gjatë natës së mbrëmshme mbajtën mbledhje me çka unanimisht vendosën që nga dita e sotme të mos t’i lëshojnë fëmijët në shkollë.

 

“Prindërit ishin unanim, deri sa nuk ka kushte nuk ka nxehje, ishin të dakorduar se fëmijët nuk i lëshojnë për mbarëvajtjen e mësimit. Ajo ishte veç fillimi mbrëmë se prindërit ishin unanim në atë nëse nuk ka kushte. Fëmijët mos i lëshojnë, pastaj do të vazhdojmë në rrjedhjen e mëtutjeshme, nëse sigurohet naftë normal se do lëshojnë, nëse nuk lëshohet naftë ka edhe forma tjera si do veprojmë ne si këshill me përkrahjen e prindërve të vazhdojmë edhe rrugën e mëtutjeshme”, tha Zeqir Zeqiri – kryetar i këshillit të prindërve.

Drejtori i shkollës thotë se ka kërkuar disa herë që të hapet tender për furnizim me naftës, por kërkesa e tij nuk është marr parasysh.

“Kërkesa kam bërë disa herë, atë do e dëshmojë edhe para organeve përkatëse, por ajo nuk është përfillë nga organet e komunës për të hapur shpallje të re për lëndë djegëse. Përgjegjësinë dihet kush e mban dhe ka organe kompetente për këtë gjendje që kemi rënë sot fatkeqësisht”, theksoi Burhan Ejupi – drejtori i shkollës fillore “ Shemshova ”.

Tentuam të kontaktojmë me kryetarin e komunës së Jegunovcit Dimitar Kostadinosvkin, por ai ishte i pa kapshëm, madje nuk ishte as në vendin e tij të punës.

“Kryetari i komunës së Jegunovcit nuk është në vendin e tij të punës, gjithashtu edhe përgjegjësi i arsimit për të dhënë sqarim pse nxënësit e shkollës së Shemshovës nuk kanë naftë për ngrohje”, raporton Senat Zylbehari, gazetar i TV21.

Shkaku i shtrenjtimit të derivateve të naftës edhe energjisë elektrike, shumë shkolla kanë siguruar minimumin e lëndëve djegëse. Ndërsa edhe nga ministria e arsimit edhe ajo e ekonomisë disa herë kanë hedhur poshtë mundësinë që shkollat të ngelin pa lëndë djegëse.

Burimi: zhurnal.mk

Story i mëparshëm

Ambasadori francez në Vushtrri, pritet në takim nga Idrizi

Story i radhës

Nënkryetari i Kuvendit, Dr. Hysni Ismaili, e priti kryetarin e Kuvendit të Republikës së Turqisë, Dr. Mustafa Shentop

Të fundit nga