Në vigjilje të Ditës së Arsimit në Gjuhën Turke në Maqedoninë e Veriut, sot në Shkup ka arritur kryetari i Kuvendit të Madh të Republikës së Turqisë, Dr. Mustafa Shentop. Në emër të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut atë e ka pritur nënrkyetari i Kuvendit, Dr Hysni Ismaili.
“Duke pasur një miqësi të hershme, sot kisha kënaqësi që ta pres mikun tim dhe mikun e vendit tonë, Kryetarin Dr. Mustafa Shentop. I urova mirëseardhje dhe qëndrim të këndshëm në Maqedoninë e Veriut. Ardhja dhe qëndrimi i tij në Shkup, përkitazi me festën e turqve të vendit tonë, është një mundësi që edhe ne të takohemi, të këmbejmë e të diskutojmë për marrëdhëniet mes dy vendeve tona dhe dy kuvendeve tona. Turqia është një vend mik i popullit tonë dhe i shtetit tonë.”, ka shkruar me këtë rast Nënkryetari Hysni Ismaili në profilin e tij në Facebook.
Kryetarin e Kuvendit të të Republikës së Turqisë, Dr. Mustafa Shentop, e ka pritur edhe kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, i shoqëruar nga nënkryetari Hysni Ismaili dhe deputetë të tjerë.
Të fundit nga
Sipas raportuesit për Maqedoninë në Parlamentin Evropian, Ilhan Kyçyk, institucionet e vendit kanë treguar pjekuri në
Përbërësit kryesorë për një themel të mirë në martesë përfshijnë punën e palodhur, dashurinë dhe angazhimin.
Në Shkup është shtëpia përkujtimore e Nënë Terezës. Por, në këtë shtëpi nuk është e shkruar
Kongresmeni republikan, Jim Jordan, u kërkoi demokratëve të bashkohen me republikanët në nisëm që synon të
Gazetari investigativ Artan Hoxha tha mbrëmjen e sotme se duke hequr kamerat grupeve kriminale që i