300 shtëpi të Llapashticës në ‘terr’

January 22, 2022
min lexim

Në këto ditë të ftohta dimëri kur temperatura mbrëmë zbriti në -10 gradë banorët e fshatitt Llapashticë mbetën pa rrymë plotë 24 orë. Kjo fatkeqësi po përsëritet përditë e më shumë. Kështu vetëm brenda 1 muaji 300 familje të këtij fshati u përballen me ndërprerje të energjisë elektrike. Mjerimi edhe më i madh është se njeriu normal nuk di kujt t’i drejtohet për të marrë përgjigjje se çka po ndodh në këtë kohë. Nëpër lagje dhe kuluare njerëzit kuvendojnë pa pasur burime të sakta se a ka prishje teknike në rrjetin elektrikë. Por ka edhe thashetheme tjera të cilave nuk po u beson askush. Kjo po u ndodh qytetarëve qe disa herë me radhë për shkak të papërgjegjësisë dhe jo profesionalizmit të personave përgjegjës të cilët menaxhojnë me distribucionin energjetik në Podujevë.

Këta njerëz te cilët nuk dinë askush kush i ka emëruar, apo nga vijnë është vështirë të komunikosh me bazën e tyre. Ata nuk përgjigjen edhe kur qytetari i kërkon në telefon. Kjo po ndodhë pas 20 viteve në liri, në Kosovën e pavarur si shtet “funksional dhe demokratik”. Këto probleme nuk kanë të ndalur por vazhdimisht po u sjellin probleme qytetarëve të cilët edhe kështu kanë halle të shumta, shëndetësore, social, ekonomike në jetën e përditshme. Kjo është rezultat i privatizimit kriminal që u bë nga strukturat e qeverive të kaluara kur asetet dhe infrastruktura energjetike iu shiten KEDS-it.

Tani me vetëdije apo për shkak të mungesës së logjikes së shëndosh, sektori i rrjetit me gjithë infrastrukturën, sovraniteti iu dorëzua Kompanisë Turke KEDS. Këto janë veprimet dhe vendimet e gabuara dhe të dëmshme të cilat tani pasojat po i bartin qytetarët e Kosovës. Zhgënjimi edhe më i madh se na mori “pusi” me të cilën po përballen qytetarët qëndron gjithandej fshatrave dhe bashkësive lokale te cilave iu mungon invencioni, aktiviteti dija dhe organizimi politikë që ishte dikur. Mjerisht sot në fshatra dhe bashkësi lokale njerëzit kanë harruar të tubohen apo t’i shtrojnë – diskutojnë problemet të cilat ekzistojnë dhe të cilat kërkojnë zgjidhje.

Sot, në fshatrat tona qytetarët nuk dijnë kujt t’i drejtohen, apo cila është adresa e ndonjë autoriteti të cilin e kanë zgjedhur për t’i përfaqësuar në institucionet lokale. Ky është mjerimi që po i ndodhë familjes, lagjes, fshatit apo bashkësive lokale te cilat ekzistojnë vetëm në letër. Si mund t’i themi vetes se po ndërtojmë demokraci apo shtet ligjore kur pjesa dërrmuese e popullit është jashtë çdo rrjedhe apo agjende që ndodhë rreth nesh. Këto janë defektet substanciale të cilat po e përcjellin shoqërinë tonë, e të cilat po krijojnë pasoja negative në raportet ndërnjerzore, në edukimin e gjeneratës së re e deri tek përpjekjet në ndërtimin e personalitetit të individit, të gjeneratës të djemve dhe vajzave dhe të shoqërisë në përgjithësi.

Me thotë mendja se kjo forme e politikë bërjes dhe e aktivizimit të shoqërisë nëse nuk ndryshon sa më parë jemi duke shkuar drejtë humnerës. Historia na ka mësuar me shekuj se aty ku nuk ka Zot shtëpie, apo autoritet në krye të fshatit që e çmon populli aty nuk ka progres, nuk ka rend aty nuk pritet diçka e mirë. Edhe krejt në fund këto qe i thash më lartë janë pasojë e vetëdijes së ulët dhe pasojë e politikës së gabuar të cilën e udhëhiqen njerëzit pa integritet, pa dije, pa vizion. Prandaj nëse qasja dhe aktivizimi nuk ndryshon ndërprerja e energjisë do të vazhdoje duke na e zënë frymën terri dhe mjerimi.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

2022 viti i ‘Kodrës së Diellit’, vendosen shenjat në shtigjet e skijimit (FOTO)

Story i radhës

Mbi 18 mijë raste të reja me COVID në Greqi, shënohen 73 viktima

Të fundit nga

ShkoLartë