2022 viti i ‘Kodrës së Diellit’, vendosen shenjat në shtigjet e skijimit (FOTO)

Drejtori i “Elem Turs”, Adem Avziu njofton se ka filluar vendosja dhe montimi i shenjave në shtigjet e skijimit në kuadër të Ski-Qendrës “Kodra e Diellit”.
Qëllimi i vendosjes së shenjave përveç orientimit të skiatorëve, ka për qëllim edhe sigurinë dhe lehtësimin e lëvizjes, si të skiatorëve, ashtu edhe të këmbësorëve nëpër shtigje!

‘Me këtë iniciativë, këtë investim me zemër, që po ndërmerret për herë të parë në historinë e Kodrës së Diellit, Ski-Qendra “Kodra e Diellit” merr pamje dinjitoze si destinacion turistik atraktiv dhe konkurrues në rajon dhe, padyshim, do të tërheq akoma më shumë turist nga vendet fqinje, por edhe më gjerë.Fjalë e dhënë, fjalë e mbajtur!
Zhvillimin e Kodrës së Diellit nuk do ta pengojë më askush!
2022 DO TË JETË VITI I KODRËS SË DIELLIT! -shkruan Avziu .

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Seanca ndërqeveritare Shkup-Sofje,Petkov jep urdhër të formohen katër grupe të punës

Story i radhës

300 shtëpi të Llapashticës në ‘terr’

Të fundit nga