30 vatra zjarri ne 24 ore ne shqiperi 8 vijojne aktive 6a75aa900c55c

30 vatra zjarri në 24 orë në Shqipëri, 8 vijojnë aktive

August 7, 2026
1 minut lexim

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 30 vatra zjarri në Shqipëri, nga të cilat 8 vijojnë aktive, njoftoi Ministria e Mbrojtjes.

Në operacionet për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 54 automjete zjarrfikëse dhe 502 forca operacionale, përmes koordinimit të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, prefekturave, njësive të qeverisjes vendore dhe Forcave të Armatosura.

Në mbështetje të operacioneve janë angazhuar 110 efektivë të Forcave të Armatosura, 3 helikopterë dhe avioni “Air Tractor” i Forcës Ajrore.

Në Dajt vijon puna për shuarjen e zjarrit, ndërsa nuk raportohet rrezik për zonat e banuara. Operacionet vijojnë edhe në Priskë dhe Çakallesh, gjithashtu pa rrezik për komunitetin.

Në Riban, Ngraçan dhe Panahor, në bashkinë Mallakastër, vijon operacioni për shuarjen e zjarrit në terren të vështirë. Aktualisht nuk raportohet rrezik për zonat e banuara.

Në qarkun e Elbasanit vijon puna në vatrat e Shqiponjës, malit të Dardhës dhe Mjekësit. Zjarri në Shqiponjë është nën kontroll, ndërsa vatra në malin e Dardhës është izoluar. Nuk raportohet rrezik për zonat e banuara.

Në Kostren 2, në bashkinë Berat, vijon ndërhyrja për shuarjen e vatrës së riaktivizuar, me angazhimin e forcave dhe mjeteve zjarrfikëse.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile dhe strukturat e sistemit të mbrojtjes civile vijojnë monitorimin e situatës dhe koordinimin e ndërhyrjeve në të gjithë territorin.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

glps kerkon konstituimin e kuvendit brenda afatit kushtetues 6a75aa2f348c9
Lajmi i mëparshëm

GLPS kërkon konstituimin e Kuvendit brenda afatit kushtetues

vellai i angelina jolie t deklaron publikisht se eshte homoseksual pas ndarjes nga bashkeshortja 6a75abbc1e8e1
Lajmi i radhës

​Vëllai i Angelina Jolie-t deklaron publikisht se është homoseksual pas ndarjes nga bashkëshortja

Të fundit nga

ShkoLartë