vellai i angelina jolie t deklaron publikisht se eshte homoseksual pas ndarjes nga bashkeshortja 6a75abbc1e8e1

​Vëllai i Angelina Jolie-t deklaron publikisht se është homoseksual pas ndarjes nga bashkëshortja

August 7, 2026
min lexim

Vëllai i aktores Angelina Jolie, James Haven, ka deklaruar publikisht se është homoseksual, pasi i dha fund martesës me Romi Imbelli, yllin e emisionit The Real L Word.

Haven, 53-vjeçar, bëri të ditur orientimin e tij seksual gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë me Imbelli në platformën e saj në Substack.

Njëkohësisht, është bërë e ditur se Haven do të nisë së shpejti podcastin e tij javor, “Save Haven with James Haven”, ku do të mirëpresë të ftuar për të folur mbi momentet, zgjedhjet dhe ngjarjet që kanë ndikuar në jetën e tyre.

Gjatë transmetimit, Haven konfirmoi se i kishte treguar Imbelli-t për orientimin e tij seksual pasi martesa e tyre u anulua në mars të vitit 2025. Çifti ishte ndarë në gusht të vitit 2024, vetëm 15 ditë pas martesës së tyre, raporton Page Six, transmeton KosovaPress.

Duke folur për përvojën e tij, Haven tha se që kur ishte fëmijë kishte qenë plotësisht i magjepsur pas princeshave të Disney-t.

“Atëherë nuk kisha fjalët për ta shpjeguar pse. Thjesht e dija se kjo më bënte të ndihesha më shumë vetvetja,” tha ai.

“Nuk kishte të bënte kurrë me shtirjen se isha dikush tjetër. Kishte të bënte me lejimin që një pjesë e imja, e cila kishte qenë gjithmonë aty, të dilte në pah.” vazhdoi tutje Haven.

Sipas tij, deklarimi publik nuk nënkupton të bëhesh një person i ri, por t’u japësh të tjerëve mundësinë të njohin personin që ke qenë gjithmonë.

Haven, djali i aktorit Jon Voight, tha se shpreson që familja e tij dhe të tjerët të zgjedhin dashurinë mbi frikën, mirëkuptimin mbi gjykimin dhe lidhjen mbi bindjet që mund t’i kenë mbajtur larg.

“Shpresoj që të shohin përtej etiketave dhe të më shohin me të njëjtën zemër, të njëjtën të qeshur dhe të njëjtin shpirt që kanë njohur gjithmonë,” u shpreh ai.

Edhe Romi Imbelli shprehu mbështetjen e saj gjatë transmetimit, duke pranuar se prej kohësh kishte dyshuar për orientimin seksual të ish-bashkëshortit.

Imbelli shtoi se kishte zhvilluar një “betejë të brendshme” mes dëshirës për ta mbështetur Haven dhe nevojës për të pranuar të vërtetën.

Megjithatë, ajo theksoi se Haven do të mbetet partneri i saj i jetës.

Sa i përket motrës së tij, aktorja e Hollywood-it ende nuk ka bërë një reagim publik në lidhje me çështjen.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

30 vatra zjarri ne 24 ore ne shqiperi 8 vijojne aktive 6a75aa900c55c
Lajmi i mëparshëm

30 vatra zjarri në 24 orë në Shqipëri, 8 vijojnë aktive

kaltrina zekolli shaqiri nis realizimi i fazes se trete te korridorit hekurudhor 8 6a75ae63b4950
Lajmi i radhës

Kaltrina Zekolli-Shaqiri: Nis realizimi i fazës së tretë të Korridorit Hekurudhor 8

Të fundit nga

ShkoLartë