Investitorët janë të etur për të mësuar se çfarë ndodhi pasi më shumë se 3 miliardë dollarë bitcoin u blenë nga kompania crypto Terra për të mbështetur stablecoin që ishte në pikiatë.
Luna Foundation Guard, një fond i krijuar nga themeluesi i Terra Do Kown, tha ditën e Hënë se ka shpenzuar thuajse të gjitha bitcoin në rezervë javën e kaluar pas dështimeve të shumta për të shpëtuar terraUSD.
Fondacioni kishte akumuluar më shumë se 80 mijë bitcoin me vlerë 3 miliardë dollarë. Kwon kishte premtuar të përdorte bitcoin në moment dramatike të rënies së vlerës së terraUSD.
Në disa cicërima në rrjetin social Twitter Luna Foundation Guard tha se kishte transferuar 52,189 bitcoinë për të mbështetur terraUSD që kishte rënë nën 1 dollarë.
33,206 bitcoin të tjerë u shitën për të mbajtur vlerën. Ditën e Hënë Luna Foundation kishte vetëm 313 bitcoin të ngelur me vlerë 9.3 milionë dollarë. Fondet e ngelura tha se do ti shpenzonin për të kompensuar përdoruesit që kanë humbur.
terraUSD (UST) është një stablecoin algoritmike. Ndryshe nga Tether apo USD Coin të cilët kanë rezerva valutore për të mbështetur vlerën e monedhës, UST mbështetej në një kod kompleks kombinuar me një token quajtur luna dhe balancuar kërkesën dhe furnizimin dhe stabilizuar çmimin.
Kur UST filloi të bjerë nën 1 dollarë javën e kaluar, luna gjithashtu filloi të shitej në masëm . UST tani ka një vlerë prej vetëm 9 cent sipas të dhënave të CoinGecko.
Kolapsi i tokenëve Terra trazoi tregjet duke humbur 200 miliardë dollarë vlerë në kriptomonedha. Bitcoin ra deri në 26 mijë dollarë. /PCWorld Albanian