Të gjithë e dinë se “ti” në foto je një tjetër “ti” nga ajo që dukesh realisht. Perveçse kur je Gigi Hadid apo Kendall Jenner sigurisht. Por ka disa mënyra që mund të na vijnë në ndihmë edhe ne, njerëzve të thjeshtë, për t’u dukur më bukur në foto. Dhe po, këto mënyra përfshijnë make up.
1. Përdorni fondatinën më mbuluese të mundshme
Por vetëm aty ku është e nevojshme. Filloni në qendër të fytyrës, përgjithësisht aty ku ka më shumë skuqje dhe më pas përzieni atë mbi majën e hundës, përreth saj, majën e mjekrës dhe ndonjë vend tjetër problematik ose faqet nëse janë të kuqe.
2. Zgjidhni gjithmonë grimin mat.
Është zgjedhja më e sigurt kur është fjala për flashin e aparatin apo ambientet e ndritshme. Kështu fytyra juaj nuk do të jetë me shumë shkëlqim, por as nuk do të duket e sheshtë dhe jo reale.
3. Mos neglizhoni me rouge-in ose bronxer-in.
Nëse fotografitë do t’i bëni me flash, do t’ju duhet të përdorni një ngjyrë më të fortë rouge-i. Kur drita del, toni i rouge-it tuaj kthehet në një nuancë më të çelët .
Gjithashtu, aplikoni dhe bronxerin për t’u dhënë faqeve më shumë ngrohtësi.