Presidenti i FIFA-s mbërrin në Tiranë

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino së bashku me delegacionin e tij ka mbërritur para pak çastesh në Tiranë, ku edhe do ta zhvillojë vizitën e tij sot në Federatën Shqiptare të Futbollit (FSHF).

Numri një i FIFA-s dhe delegacioni i tij u priten nga presidenti i FSHF-së, Armand Duka.

Infantino vizitoi stadiumin “Air Albania”, ku u njoftua me infrastrukturën sportive shqiptare, ndërsa më pas u prit në takim nga kryeministri, Edi Rama.

Ndërkaq, në orën 18:00, Infantino do të jetë pjesëmarrës në ngjarjen festive që do të organizohet në “Shtëpinë e Futbollit”, me rastin e inaugurimit të kompleksit sportiv.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

‘Ma kanë sharë shumë fustanin e nusërisë’, Armina Mevlani zbulon arsyen pse e zgjodhi

Story i radhës

3 këshilla make upi-i që do t’ju bëjnë të dilni më bukur në foto

Të fundit nga