Qindra fëmijë ukrainas të bllokuar në kampet verore ruse

Qindra fëmijë nga lindja e Ukrainës thuhet se janë bllokuar në kampet verore në Rusi, pasi ata u dërguan përpara se forcat ukrainase të rimarrin pjesë të rajonit të Kharkiv.

Sipas një zyrtari të inteligjencës ukrainase, pesëdhjetë e dy fëmijë nga Izyum dhe rreth 250 të tjerë nga qytete të tjera në rajonin e Kharkiv, midis moshës 9 dhe 16 vjeçare, janë në një numër kampesh të ndryshme ruse, raporton Sky News.

Ndryshe, Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq ka inkurajuar familjet që të regjistrojnë fëmijët e tyre si të zhdukur.

Dyshohet se e vetmja mënyrë që fëmijët mund të kthehen është nëse ata bëjnë rrugën e tyre përmes vijës së frontit ose në Ukrainë nëpërmjet një rruge të sigurt, si për shembull nëpërmjet shteteve baltike.

Story i mëparshëm

3 këshilla make upi-i që do t’ju bëjnë të dilni më bukur në foto

Story i radhës

Sondazh:BDI trefish më e madhe se ASh dhe Besa

Të fundit nga