Prokuroria ka caktuar paraburgim ndaj një 26-vjeçari nga Velesi, i njëjti sipas Prokurorisë ka tentuar të privojë nga jeta një grua në stacion të policisë.
“Ai më 17 tetor në stacionin policor në Veles ka tentuar t’i marrë jetën një gruaje e cila ishte thirrur si dëshmitare për një ngjarje të mëparshme në lagjen Reçani, ku i dyshuari ka thyer gota në një lokal për lojëra.
Nën ndikimin e alkoolit prej 1.41 promilëve në gjak, i dyshuari në stacion policor e ka kapur për flokë të dëmtuarën, e ka tërhequr dhe në qafë i ka vendosur një thikë të cilën ia ka nxjerrë nga xhaketa r tij”, thonë nga Prokuroria.