​243 pasgoditje tërmeti në Turqi dhe Siri

Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave të Turqisë (AFAD), ka thënë se deri më tani ka pasur 243 pasgoditje në rajonin kufitar turko-sirian.

Shefi i AFAD-it, Yunus Sezer dha shifrën e përditësuar sot në mëngjes, një ditë pasi një tërmet i fuqishëm goditi rajonin duke vrarë mijëra persona në Turqi dhe Siri, shkruajnë mediat e huaja.

Rula Amin, zëdhënëse e UNHCR-së për Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut, tha se me kaq shumë pasgoditje dhe lëkundje, njerëzit kishin shumë frikë të qëndronin në shtëpitë e tyre.

Por ata nuk kishin ku të shkonin në kushtet e motit të ftohtë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Krasniqi përkujton Nexhmije Pagarushën

Story i radhës

Prezantohen edhe Williams e Alfa Romeo

Të fundit nga