22 forca speciale, një qen kërkimi dhe ndihma humanitare

February 6, 2023
1 minut lexim

6 shkurt – Ministria e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska, ka bërë të ditur se Maqedonia e Veriut do të dërgojë në Turqinë e goditur nga tërmeti i sotëm 22 forca speciale, një qen kërkimi dhe ndihma humanitare.

“Ministria e Mbrojtjes dhe Ushtria po dërgojnë ndihma emergjente për të përballuar pasojat e tërmetit katastrofik që goditi Turqinë. Me propozim të Ministrisë së Mbrojtjes, Qeveria në seancën e jashtëzakonshme ka marrë vendim që në Turqinë mike të dërgohet një ekip kërkimi-shpëtim nga Ushtria, qen kërkimor dhe ndihma humanitare.

22 persona nga Batalioni i Forcave Speciale, dy mbajtës dhe qen kërkimi të trajnuar do të nisen së shpejti drejt Turqisë aleate për të ndihmuar në shpëtimin e jetëve nga rrënojat e tërmetit shkatërrues.

Ne qëndrojmë në solidaritet për të ndihmuar të mbijetuarit të kalojnë këto kohë të vështira. Ne gjithmonë do të ndihmojmë një mik në vështirësi.”- thotë Petrovska.

Burimi: zhurnal.mk

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Mickevski: Nuk do të ketë pazare me mbrojtësit dhe të dënuarit për ngjarjet e 27 prillit

Story i radhës

Fatmir Limani: Derisa qytetarët prisnin bashkimin e faktorit opozitar, Aleanca ndryshoi kahjen

Të fundit nga

Prodhomme fiton etapën e 19-të

Nicolas Prodhomme kurorëzon një arratisje të jashtëzakonshme, fillimisht në grup dhe më pas vetëm, duke fituar etapën e 19-të të Giro d’Italia. Francezi i ekipit Decathlon AG2R La Mondiale fitoi duelin me
sqmken
ShkoLartë