21 vjecari perballe gjyqit per detyrimin e adoleshenteve te demtojne veten online 696192b413ffb

21-vjeçari përballë gjyqit për detyrimin e adoleshentëve të dëmtojnë veten online

January 10, 2026
min lexim

Në Hamburg ka nisur gjyqi ndaj një 21-vjeçari, i akuzuar për kryerjen e një sërë krimesh në internet, përfshirë detyrimin e një 13-vjeçari që të kryente vetëvrasje përmes platformave online.

I riu, i cili përdorte pseudonimin “White Tiger”, besohet të ketë qenë një figurë e rëndësishme në grupin ndërkombëtar të krimit kibernetik të njohur si “764”, shkruan BBC.

Ai akuzohet se ka manipuluar dhe rekrutuar fëmijë dhe adoleshentë të moshës 11 deri në 15 vjeç për të kryer akte dhune ndaj vetes online. Autoritetet thanë se viktimat e tij vinin nga Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, Kanadaja dhe Shtetet e Bashkuara, ndërsa avokatja e tij i ka cilësuar akuzat si të pabazuara dhe të fabrikuara.

FBI-ja e SHBA-së e ka përshkruar grupin “764” si një rrjet ndërkombëtar shfrytëzimi të fëmijëve dhe si një “rrjet ekstremistësh të dhunshëm nihilistë”, dhe ka kryer një numër arrestimesh lidhur me këtë rrjet.

I akuzuari, identifikuar vetëm si Shahriar J sipas ligjit gjerman për privatësinë, ka shtetësi gjermane dhe iraniane. Ai u arrestua në shtëpinë e prindërve të tij në Hamburg verën e kaluar.

Shahriar J akuzohet për 204 vepra penale ndaj më shumë se 30 fëmijëve dhe adoleshentëve, të kryera gjatë periudhës 2021–2023.

Prokuroria thotë se ai ka krijuar varësi emocionale te fëmijët më të cenueshëm përmes rrjeteve sociale dhe më pas i ka shfrytëzuar për të prodhuar materiale pornografike me fëmijë. Në disa raste, akuzohet se i ka bindur viktimat e tij të kryenin vetëvrasje. Ai përballet me një akuzë për një vrasje dhe pesë tentativa vrasjeje, të cilat prokuroria i konsideron si kryerje “indirekte”.

Të gjitha veprat kriminale thuhet se janë kryer përmes internetit. Sipas raporteve të mediave gjermane, një prej viktimave, një djalë 13-vjeçar nga SHBA-ja, i dha fund jetës në kohë reale online. Një vajzë 14-vjeçare nga Kanadaja dyshohet gjithashtu se ka tentuar vetëvrasjen.

Sipas aktakuzës, për t’i përmbushur kërkesat e Shahriar J për përmbajtje gjithnjë më të dhunshme, fëmijët lëndonin rëndë veten ose kryenin akte seksuale ndaj vetes në transmetime live përpara shikuesve. I pandehuri akuzohet se ka regjistruar këto pamje për t’i shantazhuar viktimat, duke i kërcënuar se nëse nuk bënin akte më të rënda vetëlëndimi, ato do të publikohej.

Pjesë e akuzave përfshin edhe veprime që Shahriar J dyshohet se i ka kryer kur ishte adoleshent, prandaj gjyqi po zhvillohet me dyer të mbyllura.

Para nisjes së gjyqit, avokatja mbrojtëse e 21-vjeçarit, Christiane Yüksel, i hodhi poshtë akuzat si të pabazuara dhe të fabrikuara, duke e përshkruar pretendimin e prokurorisë për “autorësi indirekte të dyfishtë” në akuzën për vrasje si “eksperimental”.

“Ky konstrukt i ashtuquajtur i autorësisë indirekte, siç e tregon edhe vetë fjala, është një ndërtim teorik që nuk qëndron në fakte dhe nuk mund të provohet,” tha avokatja.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

tigri prej letre qe ulerin ne erresire behgjet pacolli i pergjigjet ahmetajt 6961929dea00e
Lajmi i mëparshëm

“Tigri prej letre që ulërin në errësirë”, Behgjet Pacolli i përgjigjet Ahmetajt?!

shenjat qe tregojne se jeni te lodhur shpirterisht jo fizikisht 69619ab517c94
Lajmi i radhës

Shenjat që tregojnë se jeni të lodhur shpirtërisht, jo fizikisht

Të fundit nga

ShkoLartë