“2022 ishte viti më i tmerrshëm”/ Melisa Lleshi ‘hap’ zemrën: Kam qenë në një gjendje të rënduar emocionalisht

Melisa Lleshi është një ndër konkurrentet  spektaklit të kërcimit në “Dance Albania”. Ajo ka rrëfyer së fundmi gjatë spektaklit se viti 2022 ka qenë shumë i vështirë për të.

Në klipin prezantues të gjysmëfinalen e “Dance Albania”, Melisa u shpreh se marrja pjesë në emisionin e kërcimit në Tv Klan ka ndodhur në një moment deciziv të jetë së saj kur ajo ka qenë në gjendje të rënduar emocionalisht.

“Kur rri, rri e mendoj jemi në gjysmëfinale. E kujtoj ditën që mora telefonatën që do jem pjesë e Dance-it erdhi në një moment shumë deciziv të jetës sime. Isha në gjendje shumë të rëndë emocionalisht, tepër. 2022-shi për mua ka qenë një vit i tmerrshëm”, u shpreh Melisa.

Më tej ish-konkurrentja e “Për’puthen” u shpreh se spektakli i kërcimit e ka ndimuar të kalojë këtë moment të vështirë dhe gjithashtu theksoi se fitorja e saj më e madhe nuk është kupa por fakti që arriti ta kalonte këtë gjendje.

“Kam parë një video një ditë që thoshte që janë 5 persona që të shkatërrojnë jetën. Janë ata që të përdorin, ata që ankohen gjatë gjithë kohës, ata që të fajësojnë, ata që konkurrojnë gjithmonë me ty pa qenë nevoja dhe ata që abuzojnë me ty në çfarë do lloj mënyrë. Dhe fatkeqësisht dhe fatmirësisht unë kam gjetur 5 persona të ndryshëm me 5 veti dhe një person të vetëm me të pesta vetitë. Fillova të shkruaja shumë dhe sërish zgjohesha në mëngjes dhe thoja më duhet diçka, duhet të dal nga kjo gjëja. Dance më ka ndihmuar shumë, qoftë edhe tek pjesa e aktivitetit fizik, qoftë edhe e të dalurit nga monotonia. Një ditë që unë e kalova këtë pjesë, vendosa të bëj një dokumentar. Po e bëj sepse jam e sigurt se si djem dhe vajza do e gjejë veten shumë. Nuk ka asnjë të ri, të vjetër, fëmijë apo ku di unë që nuk ka momente të vështira.  Prandaj jam e lumtur në Dance Albania, sepse ia kam marrë më të mirën. Në qoftë se për të tjerët fitorja është kupa, për mua fitorja më e madhe është që unë dola”,u shpreh ajo.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ahmeti: Shpresoj që pranvera të jetë edhe më e mirë

Story i radhës

Projekt-buxheti për vitin 2023, BDI: Stabilitet dhe rritje të shpejtë ekonomike

Të fundit nga