​20 të vdekur nga përmbytjet në Afganistan

1 minut lexim

Të paktën 20 njerëz kanë vdekur dhe më shumë se 3.000 shtëpi janë shkatërruar nga përmbytjet e shkaktuara nga shirat e dendur në Afganistanin lindor, thanë sot zyrtarët talibanë.

Reshje të dendura shiu kanë goditur pjesë të provincës së Logarit në 24 orët e fundit.

Në këtë zonë, 20 persona, përfshirë nëntë fëmijë, humbën jetën dhe 30 u lënduan.

Përmbytjet shkatërruan gjithashtu dhjetëra kanale për ujitje dhe rreth 5.000 hektarë tokë bujqësore, kryesisht pemishte.

Rreth 2.000 krerë bagëti humbën gjithashtu nga përmbytjet, shtuan autoritetet.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Lajm i keq për Mourinhon

Story i radhës

Eto’o: Mourinho është trajneri më i mirë në botë

Të fundit nga