150 raste të reja, katër të vdekur nga KOVID-19

April 12, 2022
1 minut lexim

Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 150 raste të tjera të koronavirusit të ri (KOVID-19), si dhe 246 pacientë të shëruar nga virusi.
Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me KOVID-19 në vend ka arritur në 307.967, prej të cilëve 297.600 janë shëruar.
Vendi po ashtu regjistroi katër viktima tjera nga koronavirusi, duke e çuar në 9.256 numrin e përgjithshëm të tyre.
Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore të vendit kanë kryer 1.986.783, përfshirë 2.290 teste të kryera brenda ditës së fundit.
Aktualisht numri i rasteve aktive me KOVID-19 në Maqedoninë e Veriut është 1.111.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Donacion nga Gjermania për policinë kufitare

Story i radhës

Pendarovski-Gjukanoviq: Lidhjet ekonomike midis Maqedonisë dhe Malit të Zi duhet të bëhen prioritet kryesor

Të fundit nga

ShkoLartë