12 muajt e stabilitetit politik të udhëhequr nga Vjosa Osmani

April 5, 2022
min lexim

Pavarësisht që emri i saj gjatë këtij njëvjeçari shpeshherë është ngatërruar “Vjollcë-Vjosë”, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka arritur që të krijojë një stabilitet sa i përket pozitës që e përfaqëson, institucioni i presidentit të vendit.

Ndoshta edhe për faktin se – ai i kaluari ka lënë shijë të hidhur në aventurat dhe marrjes së kompetencave që asnjëherë nuk i kanë takuar.

Vjosa Osmani përveç dukjes, ka arritur që të ndryshojë edhe politikbërjen në Kosovë. Ajo është profili që Kosovës për shumë vite i kishte munguar në arenën ndërkombëtare. Një grua që përmes prezencës së saj ka arritur që ta përmirësojë imazhin e shtetit të Kosovës.

Kur ka kaluar një vit nga marrja e mandatit, në Kosovë nuk lakohet më emri i presidentit për mbledhje prapa kamerave, për takime private që iniciojnë nisma për shtetin e Kosovës, për zhvendosje të pozitës së shtetit tonë në disfavor me Serbinë. Dhe kjo është puna më e madhe që ka mundur ta bëjë Vjosa Osmani për një vit në postin e presidentes.

Nëse flasim në terminologji gastronomike, presidentja Osmani e ka pastruar figurën e lideres dhe ka arritur që të largojë të gjitha njollat e mbetura nga udhëheqja e ish-presidentit, Hashim Thaçi.

Pas mbylljes së suksesshme të vitit 2021, është shumë me rëndësi të përmendet fakti se vetëm nga 1 janari i vitit 2022 e deri me 31 mars, Osmani ka zhvilluar 38 takime të rëndësishme me liderë evropian dhe botërorë.

Sipas një njoftimi të bërë në faqen tij në Fb, nga këshilltari i presidentes ish-gazetari Bekim Kupina, presidentja ka pasur 9 takime me krerë shtetesh, 8 takime me kryeministra, 5 takime me kryetarë kuvendesh, 6 takime me drejtues të organizatave ndërkombëtare dhe 10 takime me ministra të Jashtëm. Si dhe takime të tjera me delegacione të larta nga Shtëpia e Bardhë, telefonata me krerë shtetesh, takime me senatorë e anëtarë të parlamenteve nga SHBA-ja, BE -ja dhe shtete të tjera, përfshirë edhe takime me shtete jo njohëse.

Në shtetet me sistem parlamentar, siç është Kosova – pozita e presidentit çdo herë shihet dhe në fakt është, një pozitë unifikuese, një ndër elementet që duhet t’i posedojë gjithsesi është uniteti i spektrit politik.

Vjosa Osmani gjatë këtij njëvjeçari i ka shërbyer si askush tjetër, një uniteti politik, sidomos rreth temave të rëndësishme siç janë bisedimet me Serbinë dhe përpjekjet për anëtarësime nëpër organizata të huaja ndërkombëtare.

Për të kuptuar më mirë logjikën vepruese të presidentes Osmani, ne mund të nisemi qysh nga fjalimi i saj në Kuvendin e Kosovës, menjëherë pasi që e mori besimin për të udhëhequr me Kosovën për mandatin 5 vjeçar.

“Sot ne kujtojmë rolin e arkitektit të shtetit tonë, Ibrahim Rugovës, i cili politikës ia dha dimensionin më të çmueshëm të saj, dimensionin human. Historia jonë është histori e përkushtimit. T’i kujtojmë sot heronjtë tanë që lirinë e vendit e patën idealin më të çmuar jetësor. Sot kujtojmë trimërinë e komandantit Adem Jashari, secilin ushtar të UÇK-së, familjen Jashari, dëshmorët dhe heronjtë, të gjithë të pagjeturit, martirët e shumtë”, kishte thënë ndër të tjera para deputetëve, presidentja e sapozgjedhur, Vjosa Osmani.

Kjo pjesë hyrëse e fjalimit të saj, pavarësisht se e thjeshtë në dukje dhe për lexim, e përmban në vete elementin e unitetit politik që ajo e kishte potencuar, duke përmendur në njërën anë presidentin historik, Ibrahim Rugovën dhe komandantin Adem Jashari.

Politika në Kosovë, për shumë vite pas luftës, ka funksionuar në dy dimensione, thënë ndryshe ka qenë e polarizuar rreth krahut të luftës, e që njëra palë e ka shfrytëzuar si simbol Adem Jasharin dhe krahu tjetër institucional me presidentin Rugova.

Vjosa Osmani qysh në lëvizjet e para si presidente, u përpoq që të krijonte një ekuilibër të stabilitetit politik, duke dërguar sinjale që vetëm duke qenë unik dhe duke ia njohur secilit kontributet në të kaluarën ne mund të ecim përpara si shtet.

Arma më e fortë e Vjosa Osmanit për të vepruar, e që sigurisht ia ka transmetuar edhe palëve ku ka marrë pjesë, është legjitimiteti popullor. Ajo në zgjedhjet e shkurtit të vitit 2021, kishte arritur që të dilte bindshëm si politikania më e votuar në Kosovë, llogaritur këtu edhe faktin se Gjykata Kushtetuese ia kishte ndaluar kryeministrit të tanishëm, Albin Kurtit, pjesëmarrjen në zgjedhjet e përgjithshme, për shkak të një procesi gjyqësor.

Presidentja Osmani e ka shpenzuar vetëm 20 % të mandatit të saj dhe ne mund të konkludojmë lirshëm se Kosova është në rrugë të mirë, në arenën e përfaqësimit dhe transmetimit të imazhit tonë si shtet.

Kosova për shumë vite ka vuajtur në takime, ku përfaqësues të shtetit të Kosovës, kanë pasur dosje dhe të kaluar që kanë qenë shantazhues dhe jo të favorshëm si palë diskutimi.

Sot, është krejt ndryshe. Kosova i ka dyert e hapura në shumicën e shteteve demokratike të botës dhe është në fazë të tranzicionit, duke ndërtuar institucione të besueshme, në aspektin e sundimit të ligjit dhe zhvillimit socio-ekonomik të vendit.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

“Gjetëm pesë trupa me duart e lidhura pas shpine” / Gazetari zviceran rrëfen tmerrin në Bucha: E pakuptimtë të dyshosh për një falsifikim

Story i radhës

Pas 7 ditësh bojkotimi, rikthehen në punë gjyqtarët serbë në Gjykatën e Mitrovicës

Të fundit nga

Burimi eliminohet nga Big Brother VIP Kosova

Këtë javë, nominimet në Big Brother VIP Kosova ishin ndër më të ngarkuarat emocionalisht, duke përfshirë gjashtë banorë: Arionin, Burimin, Paulin, Drilonin, Gresën dhe Xuxin. Pas votimeve të publikut, vendimi përfundimtar çoi
ShkoLartë