11 vendet me pushimet më të gjata vjetore

June 8, 2022
min lexim

Ditët e lira të punës kanë ndikim të madh të punonjësit sepse, nuk i lënë ata të ndihen të mërzitur me punën dhe të mos ndihen më të konsumuar. Po kaq të rëndësishme janë edhe për bizneset sepse sigurisht, ato nuk mund të funksionojnë pa punonjës që nuk janë produktivë ose punonjës që largohen shpesh nga puna të pakënaqur.

Pushimi vjetor në Kosovë

Sipas Ligjit të Punës në Kosovë, i punësuari gjatë një viti kalendarik ka të drejtë për pushim vjetor të paguar në një kohëzgjatje prej së paku katër javë, pavarësisht a punon me orar të plotë apo të shkurtuar.

Zgjatja e pushimit vjetor varet nga përvoja e punës, kur për çdo 5 vjet të përvojës së punës shtohet një ditë pushim.

I punësuari i cili punon në punët dhe detyrat e punës për të cilat përkundër aplikimit të masave mbrojtëse nuk mund të mbrohet nga ndikimet e dëmshme, ka të drejtë në pushim vjetor në kohëzgjatje së paku prej tridhjetë ditësh pune, për vitin kalendarik.

Ndërsa, sipas pikës 4 të nenit 32, nënat me fëmijë deri në tri vjeç si dhe prindi vetushqyes dhe personat me aftësi të kufizuara kanë të drejtë në pushim vjetor edhe për dy ditë pune shtesë.

11 vendet që kanë më së shumti ditë të pushimit vjetor

1. Brazili

Brazili, ofron një mesatare prej 30 ditësh dhe punonjësit marrin mesatarisht 30 ditë. Ky është një muaj i plotë i pushimeve.

2. Finlanda

Si Brazili edhe Finlanda ofron 30 ditë pushime me pagesë, po ashtu edhe punonjësit shfrytëzojnë të 30 ditët. Pra, ata ecin përmes kulturës “Nëse i keni, përdorni ato”. Kultura finlandeze, mbështet përdorimin e ditëve tuaja, për udhëtime dhe mirëqenie, siç janë banjat e famshme finlandeze.

3. Franca

Edhe Franca po ashtu i ofron 30 ditë mesatarisht dhe punonjësit mesatarisht shfrytëzojnë të 30 ditët. Shumica e njerëzve e përdorin kohën e tyre të pushimeve të shkojnë në pushime në muajin gusht. Prandaj, duhet ta dini që gjatë kësaj kohe shumica e restoranteve dhe bizneseve janë të mbyllura gjatë këtij muaji.

4. Gjermania

Si shtetet paraprake edhe Gjermania i ofron 30 ditë për punonjësit e saj e po ashtu edhe ata, mesatarisht i shfrytëzojnë të 30 ditët.

5. Spanja

Spanja është shteti i fundit në mesin e shteteve që i kanë 30 ditë pushim vjetor, punonjësit e të cilës i marrin po ashtu mesatarisht 30 ditë në vit me pagesë.

Është të lehtë të kuptohet pse, me male dhe bukuritë arkitekturore që i ka Spanja, shtetasit kanë shumëçka të shohin.

6. Danimarka

Kompanitë në Danimarkë ofrojnë 30 ditë pushim me pagesë, por punonjësit i shfrytëzojnë rreth 28 ditë të pushimit. Gjithsesi në Danimarkë i gjithë muaji shkurt është jashtë zyrës.

7. Emiratet e Bashkuara Arabe

Gjersa shumica e shteteve që japin më së shumti ditë të lira me pagesë janë nga Evropa, edhe një shtet nga Lindja e Mesme është në mesin e tyre. Kompanitë në Arabi Saudite ofrojnë 30 ditë pushim vjetor me pagesë, ani pse punonjësit i shfrytëzojnë rreth 27 prej tyre.

8. Suedia

Mesatarisht Suedia ofron 28 ditë pushim vjetor e punonjësit i marrin diku rreth 25 ditë për t’i shfrytëzuar. Shumica prej këtyre ditëve shfrytëzohen në qershor për festën “Midsumer”. Në Suedi, kjo është festa e dytë më e popullarizuar pas Krishtlindjeve ku, njerëzit vishen me lule, përgatisin ushqim jashtë dhe pinë shumë. Kështu që, nëse dëshironi ta vizitoni Suedinë gjatë kësaj kohe, duhet ta dini që bizneset dhe veprimtaritë mund të jetë të mbyllura për shkak të festimeve.

9. Austria

Austria ofron vetëm 25 ditë të pushimit vjetor me pagesë, e po ashtu edhe punonjësit i marrin të 25 ditët.

10. Norvegjia

Ky shtet ofron 25 ditë pushim dhe punonjësit i marrin të gjitha ditët e pushimit. Festa fetare e Pashkëve është shumë e rëndësishme në Norvegji dhe punëtorët nuk duhet të marrin kohë për të, pasi e Enjtja e Madhe, e Premtja e Madhe dhe madje edhe e hëna pas Pashkëve ofrohen si festa publike. Nëse e vizitoni Norvegjinë gjatë javës rreth Pashkëve, bizneset, muzetë dhe pikat tjera turistike janë të mbyllura.

11. Zvicra

Ashtu si Austria dhe Norvegjia edhe Zvicra ofron 25 ditë të pushimit me pagesë ndërsa, mesatarisht punonjësit nuk e lënë asnjë ditë të pushimit pa e shfrytëzuar. Dita Ndërkombëtare e Zvicrës festohet me 1 gusht çdo vit me një festë të veçantë që e përfshin gjithë vendin. 

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Zelensky ndan Urdhrin e Meritës për dy korrespondentë të Radios Evropa e Lirë

Story i radhës

Lëndohet Zhegrova, në dyshim të madh për ndeshjen e nesërme

Të fundit nga

Premtimi i Yamalit

“Jam në fazën e rikuperimit dhe jam i sigurt se do të rikthehem më i fortë dhe më i motivuar se kurrë” Ylli i ri i Barcelonës, Lamine Yamal aktualisht po lufton
ShkoLartë