Lëndohet Zhegrova, në dyshim të madh për ndeshjen e nesërme

Lëndohet Zhegrova, në dyshim të madh për ndeshjen e nesërme

Edon Zhegrova është lënduar në stërvitjen e sotme të Kosovës, një ditë para ndeshjes ndaj Irlandës.

Kjo është njoftuar nga Federata e Futbollit e Kosovës përmes një komunikate.

“E telasheve me mungesa gjatë seancës së sotme stërvitore iu shtua edhe lëndimi i Edon Zhegrovës. Si rrjedhojë, ai u detyrua ta braktisë stërvitjen dhe të shkojë për ekzaminime të mëtutjeshme mjekësore, pas të cilave do të mësohet nëse do të mund të jetë i gatshëm për ndeshjen e nesërme”, thuhej në komunikatë.

Kombëtarja e Kosovës e ka mbajtur seancën e fundit stërvitore para ndeshjes së tretë në kuadër të Ligës së Kombeve kundër Irlandës së Veriut, e cila zhvillohet të enjten në orën 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

11 vendet me pushimet më të gjata vjetore

Story i radhës

Vdiq në burg burri, që vrau 11 familjarët e tij në fundjavën e Pashkëve në vitin 1975

Të fundit nga