11 Tetori, “Mosbindje dhe liri”/Kovaçevski: Agjenda anti-europiane është edhe agjendë anti-maqedonase

Manifestimi qendror i shënimit të 82 vjetorit të një nga ditëve më të rëndësishme të luftës antifashiste u mbajt para Përmendores përkujtimore në Kumanovë. Kryeministri Kovaçevski, në fjalimin e tij theksoi se Maqedonia duhet të ndjek idenë e luftëtarëve të LNÇ-së dhe të vazhdojë drejt Europës. Njëkohësisht dërgoi edhe porosi deri te ata që e pengojnë këtë rrugë, se janë kundër Maqedonisë.

“Shteti ekziston për njerëzit në të. Sot patriotizmi d.m.th. populli maqedonas, shtëpinë maqedonase ta zgjerojmë në shtëpinë europiane, që askush asnjëherë më të mos jetë i detyruar që të marrë pasaportë të shteteve të tjera ose ta kërkojë ekzistencën jashtë vendit në botën e pasigurt. Agjenda antieuropiane është e kundërt e asaj që d.m.th. patriotizëm sot. Andaj agjenda antieuropiane është edhe agjendë antimaqedonase”, tha Dimitar Kovaçevski, kryeministër.

Edhe kryetari i Kumanovës, Maksim Dimitrievski, gjatë fjalimit të tij tha se rruga që duhet ta hapërojmë drejtë anëtarësimit në BE duhet të bëhet në mënyrë dinjitoze me ruajtjen e identitetit dhe gjuhës.

“Lufta jonë dhe angazhimi jonë për vlerat europiane dhe për hyrjen në familjen europiane duhet të jenë dinjitoze dhe e qëndrueshme në mënyrë që do t’i ngjajë çdo populli krenar i cili ka historinë, traditën dhe zakonet e tij. Me respekt të madh nga ky vend dëshiroj të ju bëjë thirrje që të gjithë së bashku me forca të bashkuara, pa ndalur të punojmë në zhvillimin e shtetit tonë duke sjellë vendime të rëndësishme dhe të patjetërsueshme që do të na sjellin stabilitet, siguri dhe hyrje në BE”, deklaroi Maksim Dimitrievski, kryetar i Kumanovës.

Presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski, këtë ditë e shënoi duke bërë nderime te luftëtarët para kompleksit memorial në Varrezat e qytetit në Butel. Për të ruajtur përfitimet nga gjenerata antifashiste ne duhet të ndërtojmë Maqedoninë si shtet demokratik dhe me drejtësi funksionale, theksoi Pendarovski në urimin e tij.

Burimi: TV21

Story i mëparshëm

​BE paralajmëron Elon Musk për ‘dezinformatat’ që po përhapen në X pas sulmit të Hamasit

Story i radhës

Gaza mbetet pa energji elektrike, jashtë funksionit centrali i vetëm shkaku i mungesës së karburantit

Të fundit nga

Interi heq dorë

Interi preferon shërbimet e sulmuesit Albert Gudmunsson, para holandezit Joshua Zirkzee. Raportet e fundit tregojnë se