Gaza mbetet pa energji elektrike, jashtë funksionit centrali i vetëm shkaku i mungesës së karburantit

Centrali i vetëm në Gaza për prodhim të energjisë elektrike doli jashtë funksionit sot për shkak të mungesës së karburantit, raporton Anadolu.

Një burim nga Autoriteti Palestinez i Energjisë tha për Anadolu se centrali mbeti pa karburant, duke çuar në një ndërprerje të plotë të energjisë elektrike në enklavën e bllokuar.

Më herët gjatë ditës, kreu i Autoritetit Palestinez të Energjisë, Dhafer Melhem, paralajmëroi se centrali i vetëm në Gaza do të mbyllet.

“Sot mora një raport ku thuhej se shumica e paneleve diellore në çatitë e shtëpive dhe objekteve në Gaza janë dëmtuar plotësisht dhe nuk janë në gjendje të gjenerojnë energji”, tha Melhem për Anadolu përmes telefonit.

Për më tepër, si rezultat i vendimit të Tel Avivit zyrtar, Izraeli tashmë ka “ndërprerë furnizimin me energji elektrike në Gaza, që nga e diela e kaluar” në përgjigje të operacionit të Hamasit.

Melhem beson se qëllimi aktual i Izraelit është “të privojë Gazën nga energjia elektrike nga të gjitha burimet, duke e bërë atë një vend të papërshtatshëm për të jetuar”.

Në një përshkallëzim dramatik të tensioneve në Lindjen e Mesme, forcat izraelite kanë nisur një fushatë të fuqishme ushtarake kundër Gazës, në përgjigje ndaj një ofensive ushtarake të grupit palestinez Hamas në territoret izraelite.

Konflikti filloi të shtunën kur Hamasi nisi operacionin “Tufani i Aksa-së” kundër Izraelit, një sulm i befasishëm i shumëanshëm duke përfshirë një breshëri raketash dhe infiltrimesh në Izrael nëpërmjet tokës, detit dhe ajrit, për të cilin Hamasi tha se ishte në hakmarrje për sulmin ndaj Xhamisë Al-Aksa në Kudsin Lindor të pushtuar dhe dhuna në rritje e kolonëve izraelitë kundër palestinezëve.

Në përgjigje të veprimeve të Hamasit, ushtria izraelite nisi operacionin “Shpatat e Hekurta” kundër objektivave të Hamasit brenda Gazës. Përgjigja e Izraelit është shtrirë në ndërprerjen e furnizimit me ujë dhe energji elektrike në Gaza, duke përkeqësuar më tej kushtet e jetesës në një zonë që është përfshirë nga një bllokadë të rreptë që nga viti 2007.





Story i mëparshëm

11 Tetori, “Mosbindje dhe liri”/Kovaçevski: Agjenda anti-europiane është edhe agjendë anti-maqedonase

Story i radhës

Konrad kërkon kthim të shpejtë në dialog: Të formohet Asociacioni dhe të mbahen zgjedhjet në veri

Të fundit nga