“Çamët u përzunë me gjak e therje”, Hyqmet Zane: Nuk kemi qenë bashkëpunues të fashizmit. S’e harrojmë amanetin

Hyqmet Zane, që ka shkruar disa libra për Çamërinë deklaroi se çamët janë përzënë nga Greqia me gjak, therje dhe përdhunime.

Zane thekson se çamët nuk kanë qenë bashkëpunëtorë të fashizmit. Ai deklaroi se çamët nuk e harrojnë amanetin e të parëve dhe do lobojnë për çështjen e Çamërisë.

Hyqmet Zane: Çamët nuk ishin bashkëpunëtorë të nazi-fashizmi. Kombi i Skënderbeut u nda në 6 pjesë. Çamët u përzunë me gjak e me therje e me përdhunime masive. Nuk ka sesi të thuash që nuk ekziston çështja çame, sepse janë çamët, ata ekzistojnë.

Neve nuk na pranojnë në fshatrat ku kemi origjinën. Ne nuk po fitojmë çështjen, sepse grekët janë të organizuar, ne jo. Çamët vetë në radhë të parë kanë probleme të brendshme. Partia ka sfumuar shoqatën Çamëria. Çamët ekzistojnë sepse janë 10 përqind të popullsisë, duhet të organizohemi dhe të lobojmë. Kosovarët u bënë bashkë dhe e mundën Serbinë, ndërsa ne nuk po mblidhemi.

Story i mëparshëm

Szunyog: Të punojmë dhe rregullojmë edhe më mirë raportet ndërmjet Kosovës dhe BE-së

Story i radhës

GJOKA sapo ka ardhur me një super projekt

Të fundit nga