Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the ol-scrapes domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/runcloud/webapps/gazetamk/wp-includes/functions.php on line 6114

11 ditë në ndihmë të Turqisë, ekipi shqiptar i kërkim-shpëtimit kthehet në Tiranë – Gazeta.mk

11 ditë në ndihmë të Turqisë, ekipi shqiptar i kërkim-shpëtimit kthehet në Tiranë

min lexim

Ekipi shqiptar i kërkim-shpëtimit që i erdhi në ndihmë Turqisë pas tërmetit tragjik të 6 Shkurtit është kthyer sot në Tiranë.

Kanë qenë rreth 85 trupa, në përbërje të të cilëve ishin efektivë të Forcave të Armatosura, të Emergjencave Civile, ekipeve shëndetësore që kanë dhënë kontributin e tyre për 11 ditë intensive.

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi teksa shpreh mirënjohjen e tij për 3 ekipet e vajzave dhe djemve nga Forcat e Armatosura, Emergjencat Civile dhe ekipet shëndetësore, thotë se kanë nxjerrë 26 persona nga rrënojat, mes tyre edhe të mbijetuar.

Krenari dhe mirënjohje pafund për 3 ekipet e vajzave dhe djemve nga Forcat e Armatosura, Emergjencat Civile dhe ekipet shëndetësore që kontribuuan përgjatë 11 ditëve në operacionet e kërkim-shpëtimit në zonat e shkatërruara nga dy tërmetet e fuqishme në Turqi. Ata u nisën për t’u kthyer në Atdhe, duke marrë me vete edhe respektin e popullit turk, që njëherësh është vlerësim për Shqipërinë tonë. Të gatshëm dhe solidarë sa herë të jetë nevoja për kontributin tonë!”, shkruan Peleshi në Facebook.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Zv/presidentja e SHBA-së: Rusia kreu krime kundër njerëzimit në Ukrainë

Story i radhës

Krasniqi: Perëndimi mund ta ruaj eperësinë ndaj ortodoksisë vetëm me shqiptarët muslimanë

Të fundit nga