10 arsye pse ca njerëz e marrin veten shumë vonë pas një ndarjeje

March 15, 2022
1 minut lexim

1.

Shpresojnë se gjërat mund të rregullohen. Zgjedhin më mirë të besojnë këtë teori sesa të vazhdojnë jetën pa përfshirë ish-in brenda saj.

2.

Mbyllja nuk ishte ashtu siç të paktën ti e prisje. Eshtë e vështirë të shkëputesh emocionalisht nga dikush kur gjërat nuk përfundojnë si e pret. Shpesh njerëzit kanë pikëpyetje, dilema, pasiguri që mbeten “peng” për shumë gjatë dhe kjo s’i lë të ecin para. Ti s’e kuptove kurrë çfarë ndodhi.

3.

Keni një perceptim të gabuar për ish-in. Injoroni të këqijat dhe problemet e mëdha të lidhjes dhe kujtoni vetëm kohërat e bukura. Bëni një listë dhe vendosni në peshore çfarë vlen dhe çfarë jo.

4.

Ish-i juaj përfaqëson dashurinë e parë për ju. Ishte njeriu me të cilat provove ndjesitë e para dhe gjithçka tjetër. Ndarjet janë të vështira sidoqofshin, por veçanërisht kur ndodhin për herë të parë.

5.

S’e lejon veten as të dëshpërohesh dhe as të shërohesh. Je ndrydhur brenda vetes dhe kjo vetëm sa zgjat procesin e dhimbjes. Pranoji gjërat si janë, çlirohu dhe kërko të shërohesh.

6.

Nuk i jep njerëzve të tjerë asnjë shans. Kjo mund të ndodhë në fillim pas ndarjes, por s’duhet të zgjasë shumë. Mos i krahaso të gjithë me atë që iku.

7. 

Në mënyrë të përsëritur ti je e dhënë pas tipologjisë së ish-it. Vazhdon të pëlqesh të njëjtën kategori njerëzish.

8.

Ti kishe ëndërruar të ardhmen me këtë njeri. Kishe investuar në këtë marrëdhënie dhe tani je në pikën 0. Mos u fokuso tek ideja si do të kishte qenë, kërko për ëndrra dhe mundësi të reja.

9.

Je në kontakt të vazhdueshëm me ish-in. Kjo pengon energjinë për njerëz të rinj në jetë. Shkëputu sa më parë.

10.

Ti ke përjetuar një humbje të identitetit tënd gjatë kësaj lidhjeje. Kjo e bën edhe më të vështirë përshtatjen në jetën sociale pasi ke harruar kush je jashtë kësaj lidhjeje.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Nagelsman vihet nën presion

Story i radhës

Njihuni me gjashtë kërkesat e Putinit për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

Të fundit nga

ShkoLartë