​ Acar e borë në Turqi

1 minut lexim

Rrallë ndodh që Stambolli të zbardhet gjatë dimrit, por këtë janar duket se dëbora e ka marrë shtruar. Prej 3 ditësh, reshjet e dëborës kanë mbuluar shumicën mes 81 rajoneve të Turqisë nga lindja në perëndim të vendit.

Këto pamje janë filmuar në Gaziantep, qytetin pranë kufirit me Sirinë, ku dëbora e dendur bllokoi për orë të tëra qindra drejtues automjetesh, në një nga autostradat hyrëse të qytetit.

Bllokimi i qarkullimit rrugor shkaktoi dhjetëra aksidente, deri më tani pa viktima. Por niveli i dëborës që në shumë raste i kalon gjysmë metri ka izoluar shumë zona të banuara.

Temperaturat arrijnë disa gradë nën zero. Parashikohet që reshjet e dëborës të vazhdojnë edhe për disa ditë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Bastisje në Poroj të Tetovës! Gjenden armë, municion dhe materie të dyshimta (FOTO)

Story i radhës

Fifit pas daljes nga “Big Brother VIP” i hiqet ky problem

Të fundit nga