bastisje ne poroj te tetoves gjenden arme municion dhe materie te dyshimta foto 61eb0d9033543

Bastisje në Poroj të Tetovës! Gjenden armë, municion dhe materie të dyshimta (FOTO)

January 21, 2022
1 minut lexim
272232748 237992035177998 5570465210462980664 n
aktaule1
aktaule2
akt02
akt01
akt04
akt05
akt06
akt07

Nga Sektori për Punë të Brendshme njoftojnë se sot në Poroj të Tetovës është arrestuar një 27-vjeçar, përcjell TV21. Arrestimi ka ndodhur pas bastisjeve që policia ka realizuar në lokacionet nën pronësi të personit në fjalë dhe të një të afërmi të tij, ku janë gjetur armë, municion dhe substanca që dyshohet të kenë përbërje narkotike.

“Policia nga ora 16:15 deri në ora 18:50, me urdhër të gjykatës kanë kryer bastisje në shtëpitë e personit N.A. (24) dhe i afërmi i tij R.L. (27) në Poroj të Tetovës. Përveç kësaj, në shtëpinë e R.L. janë gjetur tre armë zjarri: 2 pushkë gjuetie, njëra prej të cilave prodhim amerikan dhe një “Heckler”, mbi 170 fishekë të kalibrit të ndryshëm, një jelek, një këllëf, një rrip dhe 13 pako me material pluhur të bardhë”, thuhet në njoftim.

SPB-Tetovë thekson se gjatë bastisjes zyrtarë të policisë kanë qenë të sulmuar nga një familjar i 27-vjeçarit të arrestuar.

“R.J. gjatë ditës së nesërme me parashtresë përkatëse do të paraqitet para gjyqtarit në procedurë paraprake në Gjykatën Themelore në Tetovë. Ndryshe, gjatë bastisjes, familjari i personit R.L. ka sulmuar fizikisht një polic të SPB-së Tetovë”, thuhet në njoftim.

272329111 237991958511339 2614207178338341794 n

272237704 237991961844672 7801164128212882397 n

272316610 237991941844674 7150646766593463467 n

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

qeveria e rmv se emv merr edhe menaxhimin e ngrohjtores shkupit veri 61eb0d4618659
Story i mëparshëm

Qeveria e RMV-së: EMV merr edhe menaxhimin e ngrohjtores Shkupit Veri

e2808b acar e bore ne turqi 61eb14fbd5c32
Story i radhës

​ Acar e borë në Turqi

Të fundit nga

ShkoLartë