Mesfushori Nanguy Ndombele i është bashkuar Napolit në formë huazimi nga Tottenham, me opsionin e blerjes në fund të huazimit.
Francezi iu bashkua “Spurs” nga Lyon gjatë verës së vitit 2019, duke bërë gjithsej 91 paraqitje dhe duke shënuar 10 gola.
Pasi e pa veten jashtë planeve të trajnerit Antonio Conte, 25-vjeçari pa si mundësinë më të mirë për të transferimin në Itali.
Lajmin në fjalë e bëri publik, klubi italian përmes një postimi në rrjetet sociale ku shkruan: “Napoli njofton se afruar Tanguy Ndombele nga Tottenham Hotspur në formë huazimi, me të drejtën e blerjes në fund.”
Mesfushori ka kontratë deri në 2025-ën me Tottenham, sezonin e fundit ishte te Lyon në formë huazimi, ndërsa me Napolin do të qëndrojë po ashtu i huazuar për një sezon.