Zyrtarizohet shkarkimi i një tjetër trajneri

1 minut lexim

Trajneri Gabriele Çiofi është shkarkuar nga drejtimi i Veronës. Vendimi erdhi pas humbjes ndaj Salernitanës në Seria A.

Në 9 javë të kampionatit italian, klubi ka arritur të marrë një fitore, dy barazime dhe gjashtë humbje nga të cilat katër radhazi, me Lacion, Fiorentinën, Udinezen dhe Salernitanën.

Klubi renditet në vendin e 17 me 5 pikë, ku kanë shënuar 8 gola dhe kanë pësuar 17.

Nëpërmjet një njoftimi, klubi njoftoi shkarkimin e tij dhe e falenderuan për punën e bërë.

“Hellas Verona FC njofton se ka shkarkuar trajnerin Gabriele Çiofin nga pankina. Klubi falënderon Çiofin dhe stafin e tij për punën e bërë”.

Rikujtojmë që ish-trajneri mbërriti në Verona këtë verë.

Nuk dihet ende pasuesi i tij edhe pse në media po qarkullon lajmi se do të jetë trajneri urugujan Diego Lopez.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Udhëheqësit e G7 dënojnë sulmet me raketa në Ukrainë, do të vazhdojnë me sanksione ekonomike ndaj Rusisë

Story i radhës

Rregullorja e re e KLP-së ‘cënon’ lirinë e medias në Shqipëri, BIRN: Gazetarët pa asnjë të drejtë përveç informimit!

Të fundit nga