Drejtori evropian i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Hans Kluge ka vizituar spitalet e dëmtuara dhe ka folur me stafin mjekësor në qytetin e Dnipros të Ukrainës.
Kluge tha se ndjehet i pikëlluar dhe i indinjuar nga sulmet ruse ndaj objekteve mjekësore, duke i etiketuar ato një “shkelje shumë të qartë të ligjit ndërkombëtar”.
Ndërkaq, Rusia ka mohuar të ketë shënjestruar infrastrukturën civile, por spitalet në të gjithë Ukrainën janë dëmtuar ose shkatërruar nga sulmet, shkruan Sky News, transmeton Klankosova.tv.
Gjatë vizitës së Kluge në Dnipro ai i dhuroi një gjenerator të energjisë elektrike një spitali i cili po funksiononte në errësirë pas sulmeve.
Zyrtari i OBSH-së tha se të paktën 700 objekte mjekësore janë shënjestruar në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit.
Burimi: GAZETA.MK