Zyrtari gjerman: Rusia mund të jetë gati të sulmojë NATO-n brenda pak viteve

Rusia mund të jetë gati ushtarakisht të sulmojë vendet e NATO-s në pesë deri në tetë vjet nëse vendos ta bëjë këtë, tha zyrtari më i lartë ushtarak gjerman, Carsten Breuer gjatë një vizite në Poloni.

“Deri atëherë, bazuar në analizën tonë, Rusia (do të ketë) rindërtuar forcat e veta në një shkallë që një sulm kundër tokës së NATO-s mund të jetë i mundur,” u tha gazetarëve Carsten Breuer.

“Unë nuk them se do të ndodhë, por se mund të jetë e mundur,” shtoi ai.

Pushtimi rus i Ukrainës në shkurt 2022 ka shkaktuar krizën më të thellë në marrëdhëniet e Moskës me Perëndimin që nga kriza e raketave Kubane e vitit 1962.

Por Moska ka hedhur poshtë vazhdimisht sugjerimet perëndimore se mund ta konsiderojë një sulm ndaj NATO-s si absurditet të plotë.

Presidenti Vladimir Putin përsëriti muajin e kaluar se Rusia nuk kishte plane për asnjë vend të NATO-s, megjithëse ai tha se do të rrëzonte çdo avion F-16 të Perëndimit në Ukrainë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Meta, probleme me drejtësinë? Minxhozi: Pa qenë i pandehur nga SPAK, po sillet si i tillë

Story i radhës

Françeska rrëfen momentin delikat të jetës

Të fundit nga