Meta, probleme me drejtësinë? Minxhozi: Pa qenë i pandehur nga SPAK, po sillet si i tillë

Analisti Skënder Minxhozi thotë se kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta po sillet sikur ka probleme me drejtësinë.

Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Minxhozi u shpreh se Meta, pa qenë i pandehur nga Prokuroria e Posaçme (SPAK), po sillet si i tillë.

Sipas Minxhozit, Meta ka qenë një politikan i qetë, por ndryshoi pas votimit të reformës në drejtësi në vitin 2016.

“Realisht, reagimet e tij kanë qenë ekstrem, kanë qenë jashtë formatit të një politikani me shumë eksperiencë. Jam shumë i habitur me transformimin e politikanit Meta. Ishte një politikan që nuk kishte këtë karakterin eksploziv që po e shfaq pas 2016, kur edhe kaloi reforma në drejtësi. Qetësia e politikanit Meta pati një ndërprerje me votimin e reformës në parlament dhe erdhi gradualisht duke humbur. Sot kemi pikën kulminante të një karriere me akuza të cilat janë pa baza. Çështja e Ilir Metës, është pak e çuditshme, sese shumëksuh nuk i dinte përmasat deri pak orë më parë, dhe riskun që Meta paska marrë në raport me SPAK, dinin që ka fjalë se ai hetohej, i kanë vajtur hetuesit, e ka thirrur SPAK, ishte krijuar një lloj thashethemnajë mediatike se Ilir Meta kishte probleme serioze me drejtësinë,  por asgjë konkrete. Ai po bërtet duke i bërë njerëzit të kthejnë kokën me zor edhe kur njerëzit nuk kanë ndërmend të merren me problemet e tij.

Më tregon edhe mua si nder shqiptarët e thjeshtë, që duke bërë atë kalkulimin e thjeshtë të acarimit të tij, më bën ta lidh me problemet që ai duhet të ketë. Ndryshe, një politikan do duht të ishte i qetë, ta maskonte problemin e tij, të shfaqej në publik sa më normal. Kurse Meta këtu, pa qenë i pandehur, ka një reagim sikur realisht është i pandehur në shumë çështje njëherësh. Kjo më habit. Përse duhet politikani Meta ta humbasë qetësinë në këtë nivel? Ilir Meta do duhet të ishte shumë më i qetë. Kjo është e pakuprueshme që të shohim ato skena prej tij në publik. SPAK duhet të jetë një organ akuze, që të çojë përpara detyrat e tij kushtetuese, të zbatojë kuadrin ligjor dhe të mundohet t’i provojë pranë një gjykate”, theksoi ai.

Story i mëparshëm

Gjuajtet me armë para dy ditësh në Graçanicë: Nga një muaj paraburgim për djalin e Currit dhe Mentor Beqirin

Story i radhës

Zyrtari gjerman: Rusia mund të jetë gati të sulmojë NATO-n brenda pak viteve

Të fundit nga