Një zëvendës komandant i flotës ruse të Detit të Zi, kapiteni i Rangut të Parë Andrei Paliy, tha se Andrei Nikolaevich u vra gjatë luftimeve në rajonin e qytetit jugor të Ukrainës, Mariupol, thanë dy zyrtarë të lartë rusë.
Në një deklaratë në Telegram, Mikhail Razvozhaev, guvernatori i Sevastopolit, tha:
“Andrei Nikolaevich zgjodhi të mbronte atdheun e tij si vepër të jetës së tij dhe vdiq për të ardhmen tonë paqësore. Në vitin 1993, ai refuzoi të bënte betimin për besnikëri ndaj Ukrainës, mbeti besnik ndaj Rusisë duke u nisur për në Flotën Veriore [të Rusisë]”.
Ekaterina Altabaeva, një senatore ruse nga Sevastopol, tha në VK.com, një rrjet social i njohur rus, se qyteti kishte “pësuar një humbje të rëndë dhe të pariparueshme”.
“E njihja personalisht Andrei Nikolaevich. Një oficer me shkronjën O të madhe, një mbrojtës i guximshëm i Atdheut tonë, i përkushtuar ndaj betimit dhe marinës,” tha ajo.
Mijëra trupa ruse janë vrarë në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit rus gati një muaj më parë, thanë zyrtarët e SHBA-së dhe NATO-s për CNN këtë javë, dhe Rusia tani po lufton për të rifurnizuar ato forca ndërsa përballet me rënien e moralit të trupave dhe rezistencën e ashpër të Ukrainës./BOTASOT