Zyrtarët pro-rusë krijojnë milici lokale në Herson

min lexim

Administratorët e instaluar nga Rusia në rajonin ukrainas të Hersonit kanë njoftuar për formimin e milicisë lokale.

Ata argumentuan se të gjithë burrat që gjenden në qytet – ku aktualisht po kryhet evakuim – mund t’i bashkohen milicisë, nëse nuk janë duke u larguar, pasi Rusia nisi një valë të re të sulmeve me raketa dhe dronë në qytetin e afërt të Mikolajivit.

Përmes një postimi në Telegram më 24 tetor, autoritetet pushtuese thanë se burrat kanë “mundësi” t’i bashkohen njësive të mbrojtjes territoriale të qytetit, nëse zgjedhin që të mos evakuohen.

Për ditë me radhë, administratorët e instaluar nga Moska u kanë bërë thirrje banorëve që të largohen nga Hersoni.

Hersoni është një prej katër rajoneve ukrainase që Rusia thotë se i ka aneksuar, pavarësisht se ushtria ukrainase ka bërë përparime të mëdha në këtë zonë në javët e fundit.

Përderisa në Herson autoritetet ruse po bëjnë thirrje që burrat t’i bashkohen milicisë, në rajonet e tjera ukrainase, që kontrollohen nga Moska, burrat po detyrohen që t’i bashkohen luftës. Kjo, sipas analistëve ligjorë, përbën shkelje të Konventave të Gjenevës sa i përket sjelljes në luftë.

Përderisa në Herson, zyrtarët e instaluar nga Rusia po bëjnë përpjekje për të krijuar njësi të mbrojtjes territoriale, Moska po vazhdon sulmet në Mikolajiv, qytet që gjendet afër. Ky qytet është goditur nga sulmet ajrore dhe një ndërtesë banimi është raportuar se është shkatërruar.

Qe disa ditë, Moska po evakuon banorët nga Ukraina për në Rusi. Këtë lëvizje, Kievi po e cilëson si “deportim”. Këto evakuime po bëhen para betejës që pritet të zhvillohet për qytetin e Hersonit, kryeqytet i rajonit me po të njëjtin emër.

Hersoni është urë lidhëse me Gadishullin e Krimesë, që Rusia e aneksoi paligjshëm nga Ukraina më 2014.

Sipas agjencisë ruse të lajmeve, Interfax, që nga 18 tetor nga ky rajon janë larguar afër 25.000 persona./REL

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Liberalizimi i vizave për Kosovën, Von Cramon: Do të ketë një votim në nëntor ose dhjetor

Story i radhës

“Merresh me komunikim, po çfarë bën konkretisht”

Të fundit nga