Zyrtarët e Kharkiv thonë se 3 persona u vranë nga bombardimet ruse të dielën

Tre persona u vranë dhe 8 të tjerë u plagosën në bombardimet ruse në rajonin e Kharkiv të dielën, sipas Oleg Sinegubov, kreu i Administratës Ushtarake Rajonale.

“Armiqësitë më aktive në rajonin e Kharkiv vazhdojnë të zhvillohen në zonën e Izium, ku rusët po përpiqen të avancojnë, por kanë pësuar humbje dhe kanë dështuar”, tha ai, shkruan CNN, përcjell “Bota sot”.

Okupatorët gjithashtu vazhduan të gjuanin mbi pozicionet e Forcave të Armatosura në zonat e vendbanimeve Uda dhe Prudyanka, dhe gjithashtu pësuan humbje të mëdha në zonën e fshatit Stary Saltiv“, tha Sinegubov.

Forcat ruse janë përpjekur të shtyjnë në jug dhe në perëndim nga zona e Izium, një pjesë e madhe e së cilës ata pushtuan një muaj më parë. Ka pasur edhe luftime në lindje të Kharkiv, pasi njësitë ukrainase përpiqen të ndërpresin linjat ruse të furnizimit nga kufiri.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kur është koha e duhur që duhet bërë seks

Story i radhës

​Ngjarjet e datës 2 maj

Të fundit nga