​Zyrtare, United zbulon numrin që do ta bartë Casemiro

1 minut lexim

Manchester United ka konfirmuar se Casemiro do të mbajë fanellën me numrin 18, pas përfundimit të transferimit të tij nga Real Madridi.

Ardhja e brazilianit u konfirmua të hënën mbrëma dhe ai u prezantua në “Old Trafford” përpara fitores 2-1 ndaj Liverpoolit.

Të enjten, pesë herë fituesi i Ligës së Kampionëve u stërvit me shokët e tij të rinj të skuadrës për herë të parë dhe ai është i gatshëm për ndeshjen e së shtunës kundër Southamptonit në stadiumin “St Mary”.

Ka pasur shumë spekulime rreth numrit që Casemiro do të bartë te United, por debati tani ka përfunduar dhe tifozët do ta ta shohin atë me fanellën numër 18 këtë sezon.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ndalet rryma në centralin bërthamor në Zaporizhzhia, Zelensky: U kthye falë gjeneratorëve, shpëtuam nga një katastrofë

Story i radhës

Hetimet ndaj ish-presidentit Trump vazhdojnë / Gjykatësi urdhëron publikimin e dokumentave në mënyrë të reduktuar

Të fundit nga