Zvonimir Boban befason: Sa shumë ka ndryshuar Prishtina, por…

1 minut lexim

Shefi i futbollit të UEFA-s, Zvonimir Boban, në konferencën për media, ka thënë se infrastruktura sportive në Kosovë qëndron më mirë se Kroacia.

Legjenda kroate e futbollit, tha se është i impresionuar sa shumë ka ndryshuar Prishtina në këto katër vjet.

“Jam shumë i impresionuar sa shumë ka ndryshuar Prishtina në këto katër vjet.

Njerëzit këtu meritojnë të jetojnë më mire. Më duhet të ju uroj të gjithë juve për ndërtimin e kësaj infrastrukture të futbollit”, tha Boban.

Sipas tij, FFK është duke bërë punë të madh në zhvillimin e infrastrukturës sportive

. Sipas Bobanit, Kosova ka futbollistë shumë të mirë.

“Nëse nisemi nga pika e infrastrukturës, jeni më mirë se Kroacia sepse ne nuk e kemi akademinë.

Nuk është lehtë të krahasohet, por këtu federata është duke bërë një punë të madhe.

Nga pikëpamja e futbollit, ju keni futbollistë shumë të mirë. Të gjithë e dinë se lojtarët tuaj janë shumë të mirë”, theksoi Boban.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ministri Osmani hapi  Konferencën “Agjenda e Gjelbër”për Ballkanin Perëndimor

Story i radhës

Një delegacion i Policisë së Kosovës po merr pjesë në konventën e shefave të policive në Europol

Të fundit nga