Zvogëlimi i skepticizmit ndaj BE-së dhe intensifikimi i marrëdhënieve ekonomike me SHBA-të, është vizion dhe strategji

May 12, 2022
min lexim

Kryeministri Albin Kurti, pas pjesëmarrjes në ceremoninë e varrimit të ish-Sekretares së shtetit, Dr. Medelin Obright, u kthye në vend dhe siç kishte paralajmëruar edhe në Parlamentin e Dardanisë para deputetëve se, kur të vendosë t’i vizitojë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do t’i duhen së paku dy javë ditë.

Opozita, disi e mori edhe si humor, por edhe me skepticizëm duke menduar se, vizitat e tilla janë një lloj turizmi i organeve të pushtetit për “ta mashtruar” popullin se gjoja po bëjnë di[ka në të mirën e vendit.

Vizita në shtetin e Californisë njëra ndër 50 shtetet më të pasura të Amerikës, që kur i referohemi fuqisë ekonomike ruse dhe bëjmë krahasime, ajo as që është e barabartë me fuqinë e shtetit më të pasur amerikan.

Përcaktimi i Kryeministrit me ekipin e tij të përbërë nga të reja e të rinjë të profesioneve të ndryshme të teknologjisë informatike, sisteme më bashkëkohore, të cilët komunikojnë pa ndërmjetësim-përkthim sepse të gjithë me sa jam në dijeni komunikojnë në gjuhën angleze, por jo vetëm, është një hap i qëlluar sepse, Dardania ka aq të rinj dhe potencial që menjëherë t’i marrin obligimet për kryerjen e këtyre punëve profesionale sepse, fatbardhësisht shumica e tyre kanë diplomuar dhe janë aftësuar por, që fatkeqësisht nuk janë të punësuar.

Prandaj, lidhja e marrëdhënieve ekonomike më SHBA-të, krijimi i mundësive të investimeve amerikane në Dardani, ve[ sa ia vërteton administratës Biden përkushtimin e kësaj qeverie për lidhjet ekonomike, politike, demokratike e ushtarake, që janë vërtetësi se, Dardania, nuk ka tjetër rrugëdalje dhe shans historike përpos këtyre lidhjeve më mikun, shpëtimtarin, shtet-formuesin dhe shtet-konsoliduesin se sa SHBA-të.

Ky, edhe do të jetë njëra ndër lehtësimet dhe bindjet se, Dardania është përjetësisht me mikun e sajë të përjetshëm dhe të pa diskutueshëm.

Invazioni rus ndaj Ukrainës, ka filluar t’i shthur dhe ta ri-rendit rendin e ri shoqëror duke rikrijuar marrëdhënie të reja në mes të shteteve dhe popujve pasi, kërcënohemi nga një rrezik i përbashkët për shkatërrimin e njerëzimit nga perandoria putiniane.

Sipas asaj se, njerëzit i bashkon, frika apo interesi, në këto momente janë të pranueshme që të dyjat.

Prandaj, edhe pse ka hezitime nga Hungaria, por ende edhe Serbia që ta gjykojnë invazionin dhe t’i përkrahin sanksionet kundër Rusisë, mendohet në shumicën e shteteve evropiane, marrëdhëniet dhe mirëkuptimet në mes të popujve kanë filluar të shkrihen në favor të afrimit, bashkëpunimit dhe afirmimit të marrëdhënieve ekonomike, shoqërore, kulturore si rezultat i mirëkuptimit dhe mirëbesimit reciprok në marrëdhënie bilaterale dhe multilaterale.

Është momenti që, shteti i Dardanisë ta jep maksimumin e angazhimit esencial e jo vetëm formal që, ta bindim botën demokratike se jemi dhe po punojmë për reforma konform zhvillimeve bashkëkohore socio-ekonomike.

Qëllimisht e titullova këtë shkrim si, zvogëlimi i skepticizmit ndaj Evropës sepse, rrethanat lehtësues tani na e imponojnë një perceptim, i cili, mund të shkojë në favorin tonë pasi, përpos Serbisë, e cila ende e mbanë një qëndrim të ngurtë dhë, si[ deklarohet Vu[iqi, më shumë për konsum të brendshëm se sa atë të jashtëm se, nuk do ta njoh Dardaninë, do të vijë duke u zbehur gradualisht pasi disa nga shtetet evropiane, të cilat nuk e kanë njohur Dardaninë, si[ janë, Greqia dhe Spanja, të cilat me zbutjen e pozicioneve të tyre ndaj Dardanisë, do t’i le të vetmuar ato shtete, të cilat ende hezitojnë të na njohin, prandaj, duhet të shfrytëzohet kjo klimë dhe gatishmëri që më fund të jemi popull i barabartë me popujt tjerë, padrejtësisht të lënë anash.

Evropa, definitivisht duhet t’i liberalizojë vizat për Dardaninë dhe kështu ta thyej akullin shekullor të gabuar, duke krijuar mundësinë e anëtarësimit në institucionet ndërkombëtare për [ka, Amerika si asnjëherë më parë është maksimalisht e interesuar që, neve të Dardanisë na obligon që t’i detyrohemi Amerikës sepse, si[ thotë populli, miku i mirë, e ka për njëmend.

Prandaj, zbutja e Evropës nda Dardanisë dhr, interesimi për Ballkanin Perëndimor, jo të tipit të Vu[iqit e Edvin Kristaq Ramës por të Marrëveshjes së Berlinit, qoftë edhe iniciativa të reja si të presidentit francez, Macron, duhet pritur si një etapë e re më qellim të avancimit të shteteve të lëna pas për një periudhë të gjatë.

Megjithatë, siç e theksova në nëntitull se, takimi Kurti-Biden, nuk do të ndodhë, po ua japi lajmin e “mirëpritur” për opozitën sepse, as nuk ka nevojë të ndodhë, me gjithë kohën e limituar të Presidentit Biden rreth problemeve aktuale emergjente, në rend të parë, lufta në Ukrainë nga epilogu i secilës varet fati i shteteve perëndimore të Evropës dhe shumë shteteve tjera të botës të cilat janë të gatshme t’i bashkëngjiten rendit të ridefinuar botërore duke tentuar qe t’i eliminojnë diktaturat dhe diktatorët nga sundimet e egra duke e rrezikuar njerizimin.

Takimi Kurti-Biden do të ndodhë kur të paraqitet nevoja për një takim të tillë, e jo sa për formalitet e paraqitje artificiale siç kanë bërë ishat tjerë duke e mashtruar e gënjyer Amerikën se e kanë përkrahjen e popullit, kur ajo iu kishte rënë në vetëm 18%.

Dhe, definitivisht takimi Kurti-Biden, do të ndodhë atëherë kur të vije deri te marrëveshja historike, Dardani-Serbi, me njohje reciproke ose, larg qoftë, nëse dështon, ky takim nuk do të ndodhë kurrë, ashtu mendoj unë.

Këtë të fundit, nuk besojë që do ta dëshironte ndokush, përpos, Rusisë e cila mund të shpresojë nëse “ngadhënjen” mbi Ukrainën, respektivisht Evropën-Perëndimin, i cili megjithatë nuk do të ndodhë.

Sipas të gjitha gjasave, me Amerikën dhe aleatët tjerë, tani sadopak me qëndrime të moderuara, gjërat do të kenë rrjedha pozitive.

I mbetet spektrit politik e demokratik të Dardanisë dhe atij gjithëshqiptar që ta ndryshojë diskursin dhe narracionin, nga ai armiqësor ndërshqiptar, në atë tolerues e vëllazëror në interes të popujve dhe shteteve, duke hequr dorë nga argatllëku dhe koketimi me armikun.

New York

11 maj 2022

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Presidenti i ri/ Fatmir Mediu: Nëse opozita nuk garanton konsensus mes vetes, është e kotë të negociojë me mazhorancën

Story i radhës

Mbi një milion vdekje me COVID-19 në SHBA

Të fundit nga

ShkoLartë