zvicra rikonfirmon perkrahjen per kosoven presidenca zbulon cfare u diskutua ne takimin me cassis 6aec7210b65b3

Zvicra rikonfirmon përkrahjen për Kosovën, Presidenca zbulon çfarë u diskutua në takimin me Cassis

November 5, 2026
min lexim

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka zhvilluar sot një takim me ministrin e Punëve të Jashtme të Zvicrës dhe njëherësh kryesuesin e radhës të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), Ignazio Cassis.

Pas takimit, Presidenca e Kosovës ka bërë të ditura detajet e diskutimeve, duke zbardhur temat që janë trajtuar mes presidentes dhe kryediplomatit zviceran, transmeton “Bota sot”.

Sipas njoftimit, gjatë takimit Shiroka Pula ka vlerësuar marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës, ndërsa e ka falënderuar Cassisin për mbështetjen e vazhdueshme që shteti zviceran i ka dhënë Kosovës.

Një pjesë e rëndësishme e diskutimeve i është kushtuar bashkëpunimit ekonomik, me ç’rast presidentja ka theksuar nevojën për thellimin e mëtejmë të marrëdhënieve ekonomike, rritjen e shkëmbimeve tregtare dhe shtimin e investimeve zvicerane në Kosovë.

Shiroka Pula ka vlerësuar bilancin e mirë tregtar ndërmjet dy vendeve, por ka theksuar se ekziston potencial për rritjen e mëtejshme të tij, veçanërisht përmes mundësive që ofron Asociacioni Evropian i Tregtisë së Lirë (EFTA).

Në takim është diskutuar edhe pozita ndërkombëtare e Kosovës dhe nevoja për vazhdimin e mbështetjes së Zvicrës në procesin e anëtarësimit të vendit në organizatat ndërkombëtare.

Në këtë kontekst, presidentja ka vënë në pah edhe rëndësinë e mërgatës shqiptare në Zvicër, duke e cilësuar atë si një urë të fuqishme lidhëse ndërmjet dy shteteve. Ajo ka theksuar kontributin aktiv të shqiptarëve në shoqërinë zvicerane dhe rolin e tyre në forcimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës.

Një tjetër çështje e ngritur nga presidentja ka qenë kontributi i kontingjentit zviceran të KFOR-it, për të cilin ajo ka shprehur mirënjohje për angazhimin në Kosovë që nga viti 1999.

Ndërkaq, ministri i Jashtëm zviceran, Ignazio Cassis, ka rikonfirmuar se Zvicra do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën edhe në të ardhmen. Sipas njoftimit të Presidencës, ai ka shprehur gjithashtu mbështetjen e tij për presidenten Shiroka Pula.

Cassis po qëndron në Kosovë në kuadër të një vizite zyrtare në Ballkanin Perëndimor, ku përveç Kosovës ka vizituar edhe Serbinë, ndërsa agjenda e tij përfshin edhe Maqedoninë e Veriut. Gjatë qëndrimit në Prishtinë, ai pritet të takohet edhe me ministrin e Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mexhiti jemi te fokusuar te zgjidhjet jo te zgjedhjet 6aec715508276
Lajmi i mëparshëm

Mexhiti: Jemi të fokusuar te zgjidhjet, jo te zgjedhjet

ambasadorja e be mesazhi i progres raportit te ke eshte i thjeshte shqiperia ka ecur perpara 6aec723bc8b68
Lajmi i radhës

Ambasadorja e BE: Mesazhi i progres-raportit të KE është i thjeshtë; Shqipëria ka ecur përpara

Të fundit nga

​A do të zgjasë rënia e çmimeve të naftës?

Rënia e ndjeshme e çmimit të naftës që nga publikimi i rezultateve të zgjedhjeve të mesmandatit tregon se tregjet po llogarisin qartë në rifillimin e negociatave diplomatike mes SHBA-së dhe Iranit, thotë
ShkoLartë