Tenisti gjerman, Alexander Zverev ka folur pas lëndimit të rëndë që pësoi.
Zverev ishte duke u përballur me Rafael Nadal në gjysmëfinale të French Open, kur pësoi një lëndim serioz, që i pamundësoi vazhdimin e ndeshjes.
Mesnatën e kaluar, Alexander Zverev postoi një seri videosh në Instagram duke folur publikisht për herë të parë pas lëndimit të tij.
Gjermani, i cili duhej të tërhiqej në setin e dytë të ndeshjes kundër Rafa Nadal për shkak të një ndrydhjeje të fortë të kyçit të këmbës, u shpjegoi ndjekësve të tij se besonte se kishte “një lëndim të rëndë”.
Edhe pse ai ende pret të zbulojë lëndimin e saktë, ai tha se kishte disa ligamente anësore në këmbën e djathtë të prekur.
Për më tepër, Zverev donte t’i uronte Nadalit fat për finalen, ku numri tre i botës shpreson që spanjolli “të bëjë më shumë histori”.
“Gjatë ndeshjes ishte një moment shumë i vështirë për mua. Ishte një ndeshje fantastike deri në atë që ndodhi. Duket se kam një lëndim të rëndë, por ekipi mjekësor dhe mjekët janë ende duke bërë analizat. Do t’ju mbaj të informuar dhe unë do t’ju tregoj sapo të di më shumë”, ka shpjeguar tenistja gjermane, duke treguar edhe seriozitetin e dëmtimit.
Nëse konfirmohet, Zverev të paktën do të humbiste Wimbledon, i cili fillon për më pak se një muaj.