Zëvendësministri i Brendshëm Nazim Bushi: përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në facebook ka shkruar se kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi është një nga përkrahësit më të mëdhenjë të fuqive progresive në vend.
Ky është postimi i plotë i Bushit:
Më gëzon fakti që me Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut udhëheqë një profesionist siç është z. Talat Xhaferi.
Dështimi i mocionit ndaj tij mbrëmë në Kuvend ishte një alarm i qartë për të gjithë se fuqitë progresive ngadhënjyen dhe vazhdojnë të udhëheqin me vendin.
Bashkë me z. Xhaferi na presin edhe shumë punë të mëdha për të bërë dhe të gjithë neve bashkë pa dallim përkatësie etnike, fetare apo ngjyrimi politik, na presin ditë edhe më të mira.