Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Nazim Bushi përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në facebook ka informuar se MPB nga sot shpallë konkurs për punësimin e 600 policëve.
Bushi me këtë rast fton të rinjtë që të konkurrojnë dhe të bëhen pjesë e policisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Nazim Bushi gjithashtu informon se kandidatët duhet të plotësojnë këto kushte:
– të jenë shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut;
– të jenë të moshës madhore, por të mos i kenë të mbushura 25 vjet nëse për herë të parë lidhin marrëdhënie pune në vendin e punës në Ministrinë e Punëve të Brendshme për të cilën është i paraparë arsimi i mesëm;
– në mënyrë aktive të përdorë gjuhën maqedonase dhe alfabetin e saj cirilik;
– me kontrollimet e sigurisë të vërtetohet se nuk ka rrezik të sigurisë për punësim të kandidatit;
– të ketë të përfunduara së paku katër vjet të arsimit të mesëm;
– të ketë aftësi shëndetësore dhe psikofizike;
– me aktgjykim të prerë të mos i jetë i shqiptuar dënim për ndalim të ushtrimit të profesionit, veprimtarisë ose detyrës;
– të mos jetë anëtar i partisë politike ose anëtar i organeve ose trupave të partisë politike, dhe
– të ketë të dhënë testin e integritetit.
– është e nevojshme gjatësia trupore prej më së paku 175 centimetra (meshkujt), përkatësisht 165 centimetra (femrat)
– përgatitje të lartë fizike individuale.