Zv/ministri Bushi: Kongresi i Manastirit, ngjarje që na bashkon

November 22, 2022
1 minut lexim

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Nazim Bushi bashkë me kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, kryeministrin Dimitar Kovaçeski, kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi dhe kolegët tjerë ministra e zëvendësministra ishin pjesë e Akademisë solemne organizuar me rastin e shënimit të Ditës së Alfabetit të gjuhës shqipe, 22 Nëntorit, nën përkujdesjen e Zëvendëskryetarit të parë të Qeverisë, Artan Grubi, informon GAZETA.MK

Ky është postimi i plotë i Bushitfacebook:

Sot bashkë me kryetarin Ali Ahmeti, kryeministrin Dimitar Kovaçeski, kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi dhe kolegët tjerë ministra e zëvendësministra ishim pjesë e Akademisë solemne me rastin e shënimit të Ditës së Alfabetit të gjuhës shqipe, 22 Nëntorit në Shkup, nën përkujdesjen e Zëvendëskryetarit të parë të Qeverisë, Artan Grubi.

Gjatë kësaj akademie solemne përshtypje la fjalimi i kryetarit Ahmeti i cili përkujtoi të pranishmit se Manastiri ka strehuar Çerçiz Topullin e Mihail Gramenon bashkë me kryengritësit maqedonas të cilët asokohe kanë vepruar e punuar për të pasur lirinë e tyre, si atë kombëtare, gjuhësore e kulturore. Ngjarja siç është Kongresi i Manastirit duhet të na shërbej për realizimin e synimit tonë, bërjen e një Maqedonie më të fortë e të qëndrueshme, një Maqedoni Europiane.

Surprizë e mirë ishte promovimi i videos dhe këngës “Kongresi i Manastirit” nga artisti i madh Ilir Shaqiri.

#gëzuar22Nëntorin

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Grubi: 114 vjetori i Kongresit të Manastirit, në Likovë e Mateç me projekte të realizuara

Story i radhës

Lëvizja BESA në Manastir kremton 8 vjetorin e themelimit të saj

Të fundit nga

ShkoLartë