Zëvendëskryeministri i parë, Bekim Sali, ka njoftuar se së bashku me kryeministrin Hristijan Mickoski kanë zhvilluar një takim pune kushtuar Agjendës Reformuese dhe dinamikës së zbatimit të saj.
“Sot, së bashku me Kryeministrin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, zhvilluam një takim pune kushtuar Agjendës Reformuese dhe dinamikës së zbatimit të saj.
Diskutuam për prioritetet që kërkojnë angazhim të përbashkët institucional, duke vlerësuar se reformat e suksesshme kërkojnë koordinim, përgjegjësi dhe veprim në kohë.
Konfirmuam përkushtimin tonë për të vazhduar me vendosmëri proceset reformuese që forcojnë funksionimin e shtetit, rrisin efikasitetin institucional dhe sjellin përfitime konkrete për qytetarët”, ka shkruar Sali.
Burimi: alfax.mk


