zv kryeministri bekim sali shkelzen doli ambasador i shkelqyer i kultures shqiptare ne bote 6a18bca4211cc

Zv/kryeministri Bekim Sali: Shkëlzen Doli ambasador i shkëlqyer i kulturës shqiptare në botë

May 29, 2026
1 minut lexim

Zëvendëskryeministri i parë, Bekim Sali, ka marrë pjesë sonte në një mbrëmje artistike në Filharmonia e Maqedonisë së Veriut në Shkup, ku performoi violinisti me famë botërore Shkëlzen Doli.

Sali theksoi se koncerti ishte një përjetim i veçantë artistik dhe emocional, duke vlerësuar lart interpretimin e violinistit shqiptar, i cili sipas tij, ka performuar në skenat dhe sallat më prestigjioze të muzikës klasike në botë.

“Patëm kënaqësi të jemi pjesë e një mbrëmjeje të jashtëzakonshme në Filharmoninë e Maqedonisë së Veriut në Shkup, ku me interpretimin të jashtëzakonshëm na nderoi violinisti ynë me famë botërore, Shkëlzen Doli”, deklaroi Sali.

Ai shtoi se koncerti u karakterizua nga emocione, elegancë artistike dhe krenari e veçantë, ndërsa tingujt e violinës “mbushën sallën me magji dhe ndjenja që vështirë përshkruhen me fjalë”.

Sipas zv/kryeministrit të parë, fakti që violinisti performoi para publikut në Shkup, pas paraqitjeve në skenat më të mëdha botërore, e bëri mbrëmjen edhe më të veçantë.

“Arti i tij nuk njeh kufij. Ai mbetet një ambasador i shkëlqyer i kulturës shqiptare në botë dhe një frymëzim për çdo shqiptar dhe dashamir të artit muzikor”, u shpreh Sali.

Burimi: alfax.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

demi moore ngre akuza serioze ndaj ish partnerit te vajzes se saj 6a18b9fcc3bfb
Lajmi i mëparshëm

Demi Moore ngre akuza serioze ndaj ish-partnerit të vajzës së saj

anulimi i procedures per furnizimin me autobusa te rinj gjorgjievski ishte vendim befasues 6a18bdf178e39
Lajmi i radhës

Anulimi i procedurës për furnizimin me autobusa të rinj, Gjorgjievski: Ishte vendim befasues

Të fundit nga

ShkoLartë