zv drejtori i emigracionit izmit nura takoi kryesine dhe anetaret e qendres kulturore shqiptaro amerikane ne new jersey 6241b62cc8280

Zv/drejtori i Emigracionit Izmit Nura takoi kryesinë dhe anëtarët e Qendrës Kulturore Shqiptaro-Amerikane në New Jersey

March 28, 2022
1 minut lexim
Izmit

Zëvendësdrejtori Nura i falenderoi për ftesën dhe mikpritjen e bashkëatdhetarëve në Riverdale të SHBA-së dhe i informoi për projektet që janë paraparë të realizohen gjatë këtij viti nga Agjencia për Emigracion, të cilët kanë të bëjnë për të mirën e mërgimtarëve në mërgatë, me theks të veçantë për ruajtjen e gjuhës, kultruës dhe traditave shqiptare.

PR gif

Kryetari i QKSHA, z.Astrit Zhaku, falenderoi z.Nura për vizitën, në fjalën e tij ai bëri një prezantim të shkurtër të organizatës dhe aktiviteteve të saj.

Në këtë takim, mërgimtarët i parashtruan disa pyetje zëvendësdrejtorit Nura për zhvillimet e përgjithshme në vendlindje, regjistrimin e fëmijëve, nevojën për një koreograf profesional në QKSHA dhe bashkpunime tjera në sferën e kulturës dhe arsimit.

Mes tjerash, zëvendësdrejtori Nura premtoji se do të angazhohem për të ju përgjigjë të gjithave kërkesat tuaja do t’i adresoj në organet përkatëse dhe personalisht dhe do të angazhohem që këto të zgjidhen sa më shpejtë. Si dhuratë për nxënësit e Qendrës Kulturore Shqiptaro-Amerikane, z. Nura dhuroi Abetaren mbarëkombëtare, Bazët e gramatikës së gjuhës shqipe si dhe disa plisa për të ruajtur traditën shekullore të popullit shqiptar.

Izmit SHBA

Izmit 1

%D0%9E%D0%9D%D0%9B%D0%98%D0%9D%D0%95 %D0%B1%D0%B0%D0%BD%D0%B5%D1%80

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

ps nis zgjedhjen e presidentit deputeteve iu kerkohen emra konkrete te kandidateve 6241b5bfd0f1a
Story i mëparshëm

PS nis “zgjedhjen” e presidentit/ Deputetëve iu kërkohen emra konkretë të kandidatëve

liverpool te interesuar per otavio 6241bae174fc8
Story i radhës

Liverpool të interesuar për Otavio

Të fundit nga

ShkoLartë