Zuri vendin e dytë në Festivalin e Këngës, thumbon Elvana Gjata?! Artistja mesazh fansave: Asnjë lot s’është final!

December 23, 2024
1 minut lexim

Këngëtarja Elvana Gjata është renditur sërish e dyta në Festivalin e Këngës në RTSH, duke mos arritur as këtë herë që të përfaqësojë vendin tonë në Eurovizion.

Artistja konkurroi me “Karnaval” në Fest 63 dhe u rendit e dyta, pas këngës “Zjerm” të “Shkodra Elektronike”.

Pas shpalles së rezultateve, Elvana Gjata iu drejtua me një mesazh fansave të saj, duke i kërkuar që të mos mërziten.

“Jeta më ka mësuar që 10 herë të bie, 11 herë do të ngrihem”, u shpreh artistja.

Këngatarja u dha edhe një mesazh teksa theksoi se asnjë lot nuk është final.

“Ju dua, ju dua shumë. Faleminderit me gjithë zemër. Mos harroni që jeta është një karnaval dhe asnjë lot nuk është final. Ju dua shumë, mos u mërzisni të gjithë fansat e mi që kanë ardhur të më mbështesin, jeta më ka mësuar që 10 herë të bie, 11 herë do të ngrihem”, tha këngëtarja, para se të largohej nga skena.

Kujtojmë që Elvana Gjata konkurroi edhe në Fest ‘58 ku sërish zuri vendin e dytë, ndërsa e para u rendit Arilena Ara.

Zhgënjimi në sytë e saj u shfaq që në momentin kur emrin i Elvanës u thirr si fituese e vendit të dytë. Këngëtarja menjëherë pas kësaj është larguar nga skena.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag

Story i radhës

BDI: Qytetarët në mëshirën e një politike mashtrimi që promovon përjashtimin etnik!

Të fundit nga

Këto lagje të Prishtinës sot mbesin pa ujë

Pesë lagje të Prishtinës, pothuajse gjatë tërë ditës së sotme do të mbesin pa ujë të pijes. Kjo pasi që Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se do të zhvillohen punime

Fuqia e sigurisë, në duart e tua me Galaxy S25

Seria premium e smartphonëve Galaxy të linjës S25 duke sjellë një kapërcim të ri teknologjik në epokën e inteligjencës artificiale. Por përtej performancës së jashtëzakonshme dhe përvojës më natyrale të përdorimit, ajo
sqmken
ShkoLartë